E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, “ëndërr” për Pereiran

Mbrojtësi Alvaro Pereira kompletoi transferimin e tij nga Porto në Inter dhe theksoi se mendimet për mundësinë e paraqitjeve me gjigantin milanez ishin “thjesht të shkëlqyeshme”.

Pereira, 26 vjeç, erdhi në Milano të premten, por regjistrimi i tij nuk u bë deri të martën. Transferimi i tij besohet se i kushtoi Interit rreth 13.5 milionë euro.

Pereira është shprehur i lumtur me ardhjen në Giuseppe Meazza. “Interi është ëndërr e çdo futbollisti, edhe më tepër e atyre nga Amerika e Jugut. Jam i lumtur, mendimet e paraqitjeve për Interin ishin thjesht të shkëlqyeshme”, deklaroi ai për uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›