E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akulli po shkrihet

Nga Shkelzen Maliqi

Lajmi i kthimit te Rusise ne takimet e Grupit te Kontaktit, eshte interesant per dy arsye. E para, vete ky grup politik nderkombetar, i cili me vite te tera luajti rol vendimtar ne zgjidhjen e krizes se ish Jugosllavise, gati qe ishte tretur ne anonimitet te plote dhe mediat dhe opinioni thuajse e kishin qite ne harrese ekzistimin e tij. Krijohej pershtypja se per kete grupim, as qe ka me fare nevoje. Implicite, supozimi ishte se kriza qe zgjati dy dekada me pavaresimin e Kosoves kishte marre fund dhe ky grup thuajse nuk kishte me kuptim.

Por, tani qe u rishfaq ne rrethanat kur edhe nuk kishte simptome te kthimit te cilitdo aspekti apo te pasojave dhe "bishtave" te mbetur te krizave te se kaluares, logjikisht shtrohet pyetja : cka do te thote kjo? Mos nuk ka nevoje edhe per ndonje intervenim te ri, me gjasa edhe te fundit, ne rrjedhat e zhvillimeve politike dhe te sigurise ne rajonin gjithnje e me pak te trazuar te Ballkanit?

Arsyeja e dyte pse ky lajm eshte me interes, eshte ndryshimi i serishem i supozuar i qendrimit te Rusise ndaj Kosoves. Dy here qe kur ishte formuar Grupi i Kontaktit, ne rolin e klubit apo keshillit te fuqive te medha qe moren persiper vendosjen e rregullave ne trajtimin e krizes dhe gjetjen e zgjidhjeve qe do te stabilizonin njerin prej rajoneve me raporte me te ngaterruara te sigurise ne Evrope, Rusia, e pat nderprere bashkepunimin me Grupin per shkak te politikes Perendimore ndaj Kosoves. Bojkoti i pare i kontaktit me Grupin e Kontaktit kishte ndodhur gjate intervenimit te NATO-s ne Kosove, e cila ishte precedence ne raportet nderkombetare dhe paraqiste thyerje te parimeve, mbi te cilat ishte ndertuar koncepti i ketij "ad-hoc" organizimi te fuqive te medha. Ne deklaraten e Uashingtonit me te cilen ishte inauguruar Grupi i Kontakti, ishte parapare restaurimi i nje subjektesie politike te Kosoves ne kuader te federates, qofte edhe te cunguar te Jugosllavise, qe minimalisht nenkuptonte autonomine e gjere, dhe maksimalisht statusin e republikes pa sovranitet te plote. Nderkaq, intervenimi i NATO-s pas deshtimit te Konferences se Rambujese, hapte rrugen per nxjerrjen e Kosoves nga kontrolli militar dhe varesia politike dhe ekonomike nga Serbia, me cka Rusia nuk pajtohej.

Por, me vone, e kenaqur me te drejten e vetos qe e kishte ne Keshillin e Sigurimit te OKB, Rusia ndryshoi mendjen dhe vazhdoi bashkepunimin ne kuader te Grupit te Kontaktit, per faktin se Rezoluta 1244 e KS i jepte mundesine e bllokades te aspirates se Kosoves per pavaresi. Vetem se kur SHBA-te dhe vendet tjera anetare te Grupit te Kontaktit nga Perendimi, megjithate, u treguan te vendosura ne perkrahjen pavaresimit te Kosoves, dhe kete pa lejen formale te KS, Rusia serish nderpreu marredheniet me GK duke provokuar me kete edhe percarje mjafte sensitive, ndonese edhe jo dramatike, ne Bashkimin Evropian dhe Aleancen Veriatlantike, ku disa shtete anetare te ketyre organizimeve te botes perendimore shfaqnin rezerva ndaj pavaresise se Kosoves nese kjo do te paraqitej si precedence ne marredheniet nderkombetare dhe ceshtjen tejet te ndjeshme te krijimit te shteteve te reja ne proceset e "dekompozimit" te shteteve anetare te OKB, qe ende mbetet argumenti kryesor i Serbise kunder pavaresise se Kosoves.

Rusia, duke u kercenuar me te drejten e vetos, pamundesoi pavaresimin e Kosoves permes "lejes" nga ana e KS, qe do ta bente me automatizem anetare te familjes se shteteve sovrane. Dhe ky kundershtim shkoi deri te pika ku Rusia rrezikoi edhe ftohjen relative te raporteve me Perendimin, kuptohet shkas nuk ishte vetem Kosova, por edhe disa ceshtje te tjera ku Rusia demonstronte vullnetin per rikuperim te pozites se superfuqise numer dy boterore, pozite kjo qe e kishte humbur pas krizes se viteve '90 dhe shperberjes te Bashkimit Sovjetik. Ngritja relative ekonomike e Rusise, sidomos fitimet marramendese qe kishte nga shitja e resurseve te medha energjetike, dukej se po rikthenin Rusine ne poziten e meparshme te superfuqise qe nuk mund te anashkalohet ne marredheniet nderkombetare. Dhe Kosova ishte rast i mire dhe relativisht jo aq provokues dhe konfliktnxites, per demonstrimin e politikes se re te kthimit te "dinjitetit" te Rusise qe e promovonte ish-Presidenti dhe tani kryeministri Vladimir Putin.

Vetem se Rusia serish pesoi demtime ekonomike dhe politike vitin e fundit, sa nga lufta e shkurter me Gruzine, e edhe me shume si pasoje e krizes globale ekonomike, qe per pasoje kishte humbjet drastike te aksioneve te Rusise dhe te kapitalisteve te medhenj qe kane ndikim ne politiken e Rusise.

Kthimi i Rusise ne tavolinat e Grupit te Kontaktit mund te jete pra nje ogur i mire dhe deshmi se politika e saj e bllokades se pavaresise se Kosoves nuk pati sukses. Supozohet se Rusia ne instancen e fundit, pra jo menjehere por pas disa hapave te ndermjetem, do te "pajtohet" me realitetin e krijuar ne Kosove dhe arkitekturen e re te sigurise se rajonit, ku shteti i Kosoves duhet te jete njeri nga guret themeltar.

Vazhdimi i jetes te Grupit te Kontaktit eshte deshmi e forte se punet ne rajon nuk jane kryer deri ne fund dhe se duhet t'u vihet kapak proceseve. Me gjase, ky ka qene edhe qellimi kryesor i vizites se Zevendespresidentit te SHBA, Joseph Biden, qe te binde faktoret kryesore ne rajon, para se gjithash Serbine bllokuese, ne domosdone e perfundimit te proceseve dhe mbylljen e konflikteve te ngrira.

Perkunder ambicieve qe Rusia ende i ushqen ne politiken nderkombetare, pas konsultave me Administraten e re te Obamas, ajo sikur tregohet me bashkepunuese ne nje sere ceshtjes te hapura me Perendimin. Dhe, per fat, kjo dergon sinjale per shkrirjen e qendrimit refuzues te Rusise ndaj pavaresise se Kosoves.

Marre nga "Express", Prishtine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›