E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Partite te bejne fushate te kulturuar zgjedhore

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ben thirrje qe partite politike dhe kandidatet e tyre, te zhvillojne nje fushate elektorale te kulturuar per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Perfaqesues te ketij komiteti ju drejtuan me nje apel dje forcave politike qe te ruajne normat demokratike dhe kulturen gjate fushates nje mujore parazgjedhore. "Propaganda zgjedhore, duhet te karakterizohet nga nje debat konstruktiv dhe me norma te kultures demokratike. Partite politike, duhet te shprehin publikisht gjate fushates elektorale, angazhimin dhe gatishmerine per te zhvilluar nje fushate te ligjshme dhe pa konflikte", reagoi KSHH. Thirrja, behet ne nje moment kur prej me shume se nje muaji, forcat politike kane shkelur ne cdo cep te vendit, duke kerkuar votat dhe bere premtime per kater vitet e ardhshme. Thirrja per etike dhe kulture qe kerkohet shpesh nga KSHH, duket se edhe per kete vit do te bjere ne vesh te shurdher, pasi pavaresisht premtimeve te forcave politike per etike, ajo eshte shkelur gjate gares elektorale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›