E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ne ndryshojme nga trusti i betonit i Rames

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u premtoi dje banoreve te Rreshenit, rritje ekonomike, heqje te vizave dhe Shqiperine ne Evrope ne rast fitoreje te PD-se ne zgjedhje. Ne vijim te turit, Shqiperia po ndryshon, Topalli tha se kur opozita hedh helm, PD ka dyfishuar paga e pensione. "Ne, kemi treguar se kur e themi fjalen, e mbajme ate. Nuk jemi si bashkia e Tiranes qe proteston kur Shqiperia hyri ne NATO, qe hedh balte mbi rrugen qe po e ben jeten me te mire, qe hedh helm cdo dite, cdo ore, cdo sekonde mbi rruget qe bashkojne shqiptaret", tha Topalli. Sipas saj, Partia Socialiste nuk eshte me e tille. Tashme ajo eshte partia e betonit dhe e 15 perqindshit, sipas Topallit. "Eshte partia qe hedh balte mbi cdo veper. Mbi veprat e jugut, mbi veprat e veriut. Mbi veprat e integrimit, mbi rritjen e pensioneve, mbi ndertimin e shkollave. Nuk eshte Partia Socialiste, eshte vetem trusti i ndertimit, trusti i betonit, trusti i 15 perqindshit, trusti i klientelizmit", theksoi Topalli, para banoreve te Rreshenit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›