E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Rreshen: Ne jemi ndryshe nga partia e betonit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne vijim te turit "Shqiperia po Ndryshon", u prit ne nje takim nga banore te Rreshenit. Duke kritikuar qendrimin e Partise Socialiste ndaj reformave te arritura ne vend Topalli tha se 4 vitet e qeverisjes se mazhorances se djathe kane qene ato te premtimeve te mbajtura.

Topalli "Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranes qe proteston kur Shqiperia hyri ne NATO. Jemi dy bote krejt te ndryshme. Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranes qe hedh balte mbi rrugen qe po e ben jeten me te mire. Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranes qe hedh helm cdo dite, cdo ore, cdo sekonte mbi rruget qe bashkojne shqiptaret. Nuk eshte me Partia Socialiste. Eshte partia e betonit. Nuk eshte Partia Socialiste, eshte partia e lejeve te ndertimit. Nuk eshte Partia Socialiste, eshte partia e 15 perqindeshit. Eshte partia qe hedh balte mbi cdo veper. Mbi veprat e jugut, mbi veprat e veriut. Mbi veprat e integrimit, mbi rritjen e pensioneve, mbi ndertimin e shkollave."

"Nuk eshte vetem infrastruktura dhe rritja e rrogave, nuk eshte vetem rritja e pensioneve dhe rritja e buxhetit, nuk eshte vetem dyfishimi i te ardhurave. Eshte rritja e turizmit. Eshte rritja e eksporteve. Eshte dixhitalizimi. Eshte ulja e vjedhjes, e korrupsionit. Eshte rritja e imazhit, zbukurimi i imazhit tone, zbukurimi i imazhit te shqiptareve."

Sipas Topallit mandati i ardhshem i qeverise se djathte do te thote rritje ekonomike, heqje vizash dhe nje Shqiperi Europiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›