E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Butrinti eshte shnderruar ne 'shtepine' e teatrove"

E diela e 12 korrikut, hapi siparin e festivalit nderkombetar te "Butrint 2000" ne edicionin e dhjete, ku per pese net radhazi do te parakalojne ne skenen e lashte trupat e pese teatrove te shteteve te ndryshme te Evropes. E para ka qene trupa e teatrit italian, qe shfaqi dramen e njohur "Pasioni i grave trojane", per t'i lene radhen nje tjeter teatri, atij te Kosoves, Turqise, Rumanise, e Greqise. Per te peruruar nje eveniment te tille me permasa nderkombetare, ne hotel "Butrinti" te qytetit te Sarandes, organizatoret, ne prani te artisteve, regjisoreve, intelektualeve e qytetareve te pasionuar, zhvilluan nje mbremje te vecante. Drejtuesi i ketij festivali, artisti Alfred Bualoti, ne nje veshtrim te shkurter evidentoi se ne Butrint jane ngjitur deri ne vitin e kaluar me shume se 1800 aktore te shquar, te cilet kane sjelle para publikut te zgjedhur qindra shfaqje nga me te spikaturat e drames, tragjedise dhe komedise. Bualoti evidentoi faktin se dhjetera regjisore te shquar, e kane vleresuar festivalin nderkombetar te Butrintit si nje nga festivalet me te spikatura, ku aktoret jane ndjere si ne shtepine e teatrit. Regjisore te shquar te Bullgarise, Rumanise, Italise, Serbise, Maqedonise, SHBA-ve, Frances Bullgarise, etj., e kane konsideruar festivalin si nje arritje nga me te mirat jo vetem per Ballkanin, por shume me gjere. Ministri i Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, Ardian Turku, ka qene i pranishem ne kete ceremoni.

Shfaqjet e festivalit:

"Pasioni i grave trojane", Itali

"Elektra", Greqi

"Fedra", Kosove

"Pashai dhe vdekja", Turqi

"Kenga e Kengeve", Rumani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›