E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi me familjen le "zgjedhjet", relaks ne pishine

Mosshpallja e rezultateve zyrtare te zgjedhjeve, po mban peng kandidatet e forcave politike qe te mos zhvillojne pushimet verore. Kandidati i Partise Socialiste per Tiranen, njekohesisht nenkryetari i Bashkise se kryeqytetit, Eduard Shalsi, gjeti prehje diten e diel ne nje nga pishinat ne rrethina te kryeqytetit.

Se bashku me familjen e tij, Shalsi shfrytezoi tere diten e pushimit ne nje pishine ekzotike ne malin e Dajtit. Nje zone shume e frekuentuar nga ata te cilet privohen te shijojne detin dhe perlen e jugut, ne keto dite te nxehta vere.

Ndonese mandati i deputetit eshte i sigurt per nenkryetarin e Bashkise, ashtu si dhe kandidatet e tjere, ai po i qendron sa me prane partise, pa mundur te largohet jashte vijave te verdha te kryeqytetit.

Gjithnje ne gatishmeri, ashtu sic duket dhe nga fotot e bera nga paparaci yne, ndonese pushim, Shalsi u eshte pergjigjur te gjitha telefonatave te bera, duke marre pjese ne "hallin e perbashket" ne parti per rezultatin e zgjedhjeve.

Te pakten, ndryshe nga te tjeret, ai ka mundur te shpenzoje ore te tera ne nje ambient relaksues e jashte debateve politike, me familjen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›