E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Berisha: Rama mos të shkelmojë ëndrrën e rinisë, me pretekst dëmtimin tim

LEZHË- Kryeminsitri i vendit Sali Berisha ka sulmuar kreun e opozitës Edi Rama nga Lezha, duke i bërë apel që të mos bëhet edhe këtë radhë pengesë për integrimin. 

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të gjimnazit "Hydajet Lezha", në Lezhë, kryeministri i bëri thirrje Ramës që të mos shkelmojë ëndrrën e të rinjve, me pretekst se po dëmton qeverinë.

‘Kur ishim në prag të liberalizimit të vizave kërkonte hapjen e kutive. I bëj thirrje te mos shkelmojë ënderrën e këtyre të rinjve
me pretekst se po dëmton qeverinë,- deklaroi Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›