E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën

 Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve është në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Kështu deklaroi kryeministri Hashim Thaçi, në lidhje me njohjen e kufirit shtetëror të Kosovës.

Sipas tij, me këtë marrëveshje është vendosur rendi dhe ligji në veri të vendit. Vetëm një ditë më parë, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha  se marrëveshja është në harmoni me ligjin dhe strategjinë nacionale të Kosovës.

Për të, si rezultat i arritjes së marrëveshjes në Bruksel, Serbia i ka njohur kufijtë e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›