E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Berisha është bërë si Borati, tregon përralla me Nanon

Share

Studentët e pagëzuan takimin si Nje ore me Boratin

Deklarata e Berishës se ishte Partia Demokratike ajo që mbushte protestat e Mjaft! kundër Nanos, ka sjellë reagimin e themeluesit dhe drejtuesit të Mjaft!, Erion Veliaj. Në një prononcim për Tirana Observer Veliaj thotë se Berisha ka filluar të kujtojë përralla nga e kaluara me Nanon. Sipas tij kreu të qeverisë i ka mbetur koha pas duke mos pasur zgjidhje për një sërë problemesh që has vendi në këto momente. Po, dëgjova se si Saliu u tall me ditën e zisë për përralla nga e kaluara me Nanon. Berisha pretendon se ai dhe Shaban Memia merrte pjesë me të tijtë në protestat e Mjaftit? Ej, bëhuni seriozë! Këta tipa as estetikisht nuk i afroheshin dot trendit të MJAFT-it, le më të ishin pjesë e festave apo gjetjeve tona, shprehet Veliaj. Më tej sekretari i PS për emigracionin dhe rininë thotë se PD dhe Berisha i quante shfaqje të huaja protestat e Mjaft! gjatë viteve 2003-2005. Kur Mjaft!-i fliste për qytetarë e taksapagues, Saliu i quante fjalë të huaja e protestat tona kreative e teatrale, gazetat e tij 55 e RD i quanin shfaqje të huaja. Sot ka 1 milionë të papunë, më shumë se çla Fatos Nano, dhe ai ska asnjë ide si do punësojë të rinjtë. Sot ai harxhon 2.6% të GDP nga 5 që premtoi për arsimin, shumë më pak sesa Luan Memushi. Sot ka ndotur e helmuar Shqipërinë 3 herë më shumë se çe la të pisët Lufter Xhuveli. A e kuptoni pra sa rëndë janë gjërat? Dhe Saliu ska asnjë ide si ti zgjidhë përveçse ta kthejë orën 7 vite pas, thotë më tej ish drejtuesi i MJAFT!.

Sipas Veliajt, Berishës i ka mbetur ora 7 vite pas dhe ska asnjë lidhje me modernen dhe as me realitetin. Atij i ka mbetur ora pas, e jo pa shkak, studentët e Durrësit e kishin pagëzuar takimin me të Një Orë me Boratin personazhin demode nga Kazakistani që ska pikë lidhje as me Mjaft!-in as me modernen e as me realitetin, përfundon reagimi i Erion Veliaj./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›