E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e PS, mazhoranca: Ligj per Presidentin Qamil Xhani

Debati me i fundit ne lidhje me ushtrimin e kompetencave te Presidenti ka sjelle nevojen e miratimit te nje ligji organik per kete institucion, funksionimi i te cilit deri me sot behet vetem ne baze te Kushtetutes dhe kompetencave te sanksionuara ne te. Keshtu, propozimi i dikurshem i socialisteve per nje ligj organik per Presidentin e Republikes, rikthehet ne qender te vemendjes, por sot nga mazhoranca. Megjithese ne dokumentin themeltar te shtetit jane 38 nene qe percaktojne aspekte te vecanta te veprimtarise dhe rolit te Presidentit, te dy forcat e koalicionit qeverises e shohin ligjin qe do te rregullonte organizimin dhe funksionimin e tij se pari nje detyrim kushtetues, por qe mbi te gjitha, sipas tyre, do t'u jepte fund interpretimeve te shumta ligjore mbi veprimtarine e Presidentit. Neni 6 i kushtetutes, percakton se veprimtaria e institucioneve rregullohet nepermjet nje ligji organik. Perfaqesues te mazhorances thane dje per gazeten “Koha Jone” se institucioni i kreut te shtetit eshte i vetmi ne vend qe nuk ka nje ligj te tille qe rregullon marredheniet me institucionet e tjera. “Cdo lloj institucioni qe eshte kushtetues ka organizimin dhe funksionimin e tij. I vetmi organ ne Republike qe nuk ka ligj per organizmin dhe funksionimin e tij eshte Presidenti. Nuk do te thote se Presidenti i Republikes nuk ka kompetenca, ato mund te jene te shperndara ne ligje te ndryshme. Megjithate ka praktika evropiane ne kete fushe qe kane ligj per organizimin dhe funksionimin e institucionit te Presidentit. Kjo eshte dhe fryma e Kushtetutes, kjo eshte dhe nje kerkese qe kur eshte diskutuar berja e Kushtetutes se edhe Presidenti i Republikes duhet te kete ligjin e tij”, tha deputeti demokrat, Viktor Gumi, i cili ka nenvizuar se ky ligj kerkon voten e 3/5 te Kuvendit, pra dhe voten e opozites. Ndersa deputeti i tjeter PD, Bumci, u shpreh se hartimi i nje ligji te tille do te ishte i dobishem, edhe pse teorikisht nuk ka vakum ligjor ne funksionimin e institucionit te Presidentit. “Nje ligj per funksionimin e institucionit te Presidences do te ishte i dobishem, megjithate nuk e shoh te domosdoshem. Kjo per arsyen se nuk shoh vakum ligjor ne lidhje me ushtrimin e kompetencave. Por nje ligj i tille do te ishte i dobishem” , u shpreh dje Bumci. Nderkohe pro kesaj nisme eshte dhe aleati i PD-se, LSI. Kryetari i Komisionit te Ligjeve ne LSI, Braho, tha dje per gazeten “KJ”, se nje ligj i tille eshte i domosdoshem, nisur nga fakti se Presidenca eshte i vetmi institucion qe nuk e ka nje ligj te tille. “Po eshte detyrim kushtetues qe cdo institucion kushtetues te kete ligjin e tij organik. Ky ligj per Presidencen, pra nje ligj per organizimin dhe funksionimin e Presidences mungon. Eshte i vetmi institucion kushtetues qe nuk ka nje ligj. Duhet pasur parasysh qe ky ligj kerkon nje konsensus te gjere mes mazhorances dhe opozites dhe miratohet me tre te pestat e deputeteve te Kuvendit”, u shpreh dje Spartak Braho. “Sigurisht qe do te ishte nje zgjidhje per ligjin organik. Do te ishte nje zgjidhje dhe per institucionet e tjera, ku do te deklarohej qarte tre apo gjashte muaj te niste procedura e emerimit ku te kishin nje mandat te caktuar dhe nuk do te kishim kete konflikt te panevojshem qe sot”, ka perforcuar dhe nenkryetari i Kuvendit, deputet i LSI, Naco. Mundesite e nje kompromisi jane te medha nisur nga fakti se dy vite me pare ka qene PS ajo qe ka propozuar nje nisem te tille. Ne vitin 2008 nenkryetari i Komisionit parlamentar te Ligjeve, Fatmir Xhafa, ne kuader te reformes ne drejtesi kerkoi hartimin e nje ligji per rolin e Presidentit. “Kreu i shtetit eshte i vetmi institucion puna e te cilit nuk eshte rregulluar permes nje ligji te posacem”, ka deklaruar ne ate kohe Xhafa. Ndersa nenkryetari i Grupit Parlamentar socialist Saimir Tahiri tha se per zgjidhjen e debatit ekzistues zgjidhja nuk ka pse te kerkohet tek hartimi i nje ligji per presidentin. Sipas tij duhet qe shumica ne pushtet te mesohet te respektoje ligjet ne fuqi.

Propozimi i PS
Debati per miratimin e nje ligji organik per Presidencen ka nisur dy vite me pare kur ne diskutimet e reformes per drejtesi opozita propozim hartimin e tij. Nderkohe qe nje situate e ngjashme ne marredheniet mes Presidences dhe Kuvendit ka qene dhe atehere ne lidhje me votimin e anetareve te Gjykates se Larte ne qershor te vitit 2008.

Baza ligjore e Presidentit
Neni 6 i Kushtetutes se Shqiperise percakton shprehimisht se veprimtaria e institucioneve shteterore rregullohet nepermjet nje ligji organik. Nderkohe qe Presidenca eshte i vetmi institucion qe nuk e ka nje ligj te tille. Institucioni kryesor i vendit funksionin ne baze te kompetencave qe i jane sanksionuar ne Kushtetute. Jane rreth 38 nene ne dokumentin themelor te shtetit qe sanksionojne detyrat dhe kompetencat e kreut te shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›