Akuza e djalit te Prudentinos Shteti shqiptar ka kryer sekuestrim personi
VLOR / Albino Prudentino u arrestua per llogari te shtetit italian. Sipas mbrojtjes ka kaluar afati ligjor prej 40 ditesh deri ne paraqitjen e dosjes me te cilen duhet te njihej pala e akuzuar
VLOR - Familjaret e Albino Prudentinos me ne fund e kane thyer heshtjen duke u prononcuar publikisht. Ka qene djali i tij Mauricio Maurizzio qe ka dale ne nje konference per shtyp per mediat.
Ai u shpreh se nese me pare kishin pasur besim tek drejtesia shqiptare tashme e vetmja gje qe mund te thuhej ishte se shteti po kryente sekuestrim personi. Kjo per faktin se megjithese ka kaluar afati 40-ditor sipas konventave brenda te cilit Albino Prudentino duhej te ishte njohur me akuzat atij dhe avokatit nuk i eshte paraqitur asnje dosje e megjithate ai vijon te mbahet i izoluar nga drejtesia shqiptare pa pasur asnje lloj shpjegimi.
Fjala e plote
Jam Mauricio djali i Albino Prudentinos. Nese deri me sot une dhe familja ime nuk jemi prononcuar para mediave vendosem ta bejme sot per nje motiv. Dua te saktesoj se deri ne daten 8 nentor kemi pasur besim te plote ne punen e prokurorise shqiptare besim i cili u thye ne momentin kur avokati i tim eti Ferdinand Doja me informoi se prokuroria shqiptare nuk po zbaton nje nga parimet kryesore te Kushtetutes e pikerisht te drejten e mbrojtjes.
Kjo pasi babai im Albino Prudentino eshte ende me mase arresti nga data 29 shtator per nje faks te derguar nga Prokuroria e Leces dokument ky i vlefshem vetem per 40 dite e pikerisht deri ne oren 2400 te dites se 8-te te muajit nentor.
Ligji parashikon qe te arrestuarit duhet ti behet e ditur ne rruge zyrtare kopje e dosjes qe i perket arrestimit te tij ne gjuhen qe ai ta kuptoje ne kete rast ne italisht dhe mbi te gjitha kjo dosje e perkthyer ne shqip duhej ti paraqitej avokatit mbrojtes ne menyre qe ai te pergatise mbrojtjen e babait.
Deri me sot date 18 nentor kjo dosje nuk i eshte paraqitur as avokatit as babait qe si rrjedhoje i hiqet e drejta e mbrojtjes. Keshtu qe mendoj se im ate Albino Prudentino nga data 8 nentor nuk eshte me me stadin e te arrestuarit por ate te sekuestrimit te personit sepse kane mbaruar 40 ditet e afatit te paraqitjes se dosjes.
Per kete arsye kerkoj ne menyre te menjehershme lirimin e babait tim ne menyre qe ai te paraqitet me deshiren e tij para Prokurorise se Leces ne te cilen kemi besim te plote per tiu pergjigjur dhe mbrojtur akuzave te ngritura ndaj tij.
Seanca
Mauricio deklaroi se i ati eshte arrestuar pas nje faksi dhe kjo eshte e vetmja prove me te cilen ai eshte njohur. Po i shkelen rende te drejtat nderkombetare. Ne nuk dime akoma nese dosja e tij ka mberritur apo jo ne Shqiperi.
Dy dite me pare ne seancen per revokimin e mases se sigurise e kerkuar nga mbrojtja avokati Doja kembenguli per sigurimin e nje dosjeje me akuzat qe pretendohej se rendonin ndaj klientit te tij. Megjithate nje gje e tille nuk eshte marre parasysh.
Albino Prudentino u arrestua ne fund te shtatorit ne Vlore pas nje faksi te mberritur nga Italia ku ai akuzohej si nje nga kreret e organizates mafioze Sacra Corona Unita. Nga ana e vet familja Prudentino jetonte ne Vlore ku kishte disa aktivitete mes te cilave restorant pasticeri e pika bastesh.
Ne biznes me familjen Prudentino sic u zbulua me pas ishin edhe te aferm te kabinetit qeveritar. Nga ana e prokurorise se Vlores u vendos sekuestrimi i pronave te tij.