E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruge pa krye

Drames Darka e gabuar me regji te Fatos Haxhirajt i mungon besueshmeria. Publiku e duartroket me ngazellim pjeserisht i hipnotizuar nga prestigji diskursiv i Kadarese pjeserisht ngaqe eshte cedukuar tashme dhe nuk di te kerkoje me teper nga skena


Per dramen Darka e gabuar me regji te Fatos Haxhirajt te mbeshtetur ne romanin me te njejtin titull te I. Kadarese jane dhene vleresime kontradiktore krahas vleresimeve siperore te pritshme ne raste te tilla nuk kane munguar as kritikat.


Pjesen e ka vene ne skene Teatri Kombetar pasi nje komision i posacem ne mars te ketij viti e gjykoi si veper qe shquhej per origjinalitetin enigmen thrillerin dhe gjuhen e perzgjedhur. Ne te luajne aktore te mirenjohur si Ndricim Xhepa Bujar Asqeriu dhe Artan Imami. Pas premieres ne maj 2010 drama eshte rimarre tani ne vjeshte duke u pritur me entuziazem nga publiku tiranas.


Ne te vertete kete realizim te F. Haxhirajt veshtire ta quash drame - sepse eshte me teper nje ilustrim i pasigurt i nje romani te vone te I. Kadarese.


shte verejtur se veprat e ketij te fundit pergjithesisht nuk kane ecur mire ne skene dhe ne ekran por per kete nuk mund te besh me faj vetem pershtatesit dhe regjisoret perkates.


Ndoshta ka dicka te manget ne vete strukturat e tyre narrative ose ne plotesine e personazheve cka diskursi kadarejan arrin ta kompensoje te pakten si rregull por qe del lakuriq gjate transpozimit ndoshta edhe Darka e gabuar si roman rendohet nga referimet e detyruara ndaj kryevepres se hershme Kronike ne gur. Te gjitha keto probleme dramaturgu dhe regjisori Haxhiraj nuk i ka shmangur dot ne qasjen e tij joimagjinative ndaj romanit.


Para se gjithash narratives se misheruar ne skene i mungon besueshmeria shpesh nuk merret vesh se cfare ndodh ose me mire cfare nuk ndodh personazhet deklamojne fraza te lodhura per besen mikun Lek Dukagjinin legjendat koloneli nazist Fritz von Schwabe i luajtur nga N. Xhepa dhe i shoqeruar nga dy adjutante me uniforma te improvizuara ngjyre mize shfaqet si nje version i rikombinuar i gjeneralit te ushtrise se vdekur tanime gjenerali i vdekur i ushtrise doktor Gurametoja i madh nuk arrin dot te imponohet si protagonist dhe te kaperceje hendekun qe e ndan nje bashkesi fjalesh nga karakteri njerezor doktor Gurametoja i vogel pavaresisht nga emri premtues vecse shfaqet pa lidhje ne dy-tre skena nje numer i madh figurash dytesore ne paraskene barazvlere e korit te Kush e solli Doruntinen e dikurshme perseri e Haxhirajt behen menjehere te merzitshem me bisedat e tyre te ricikluara nga romane te vjetra te Kadarese.


Asgje ne skene nuk te bind plotesisht dhe asgje ne skene nuk eshte aq imagjinative sa te shijohet vetem si artific ose metafore cfare e demton dyfish pjesen sa kohe qe publiku i saj e di se cfare do te ndodhe me personazhet dhe nuk intrigohet nga fabula ne vetvete meqe do ta kete lexuar tashme romanin e Kadarese.


Me keq akoma dramatizimit te Haxhirajt i mungon drama dramaciteti ka lindur i vdekur thote E. Demo ne nje shkrim te paradokohshem per dramen kjo kryesisht vjen ngaqe tensioni perftohet ne menyre spekulative ose duke kercyer nga nje hamendje e pagjase ne tjetren cka mund ti shkoje nje vepre ne proze por jo skenes.


Gjetja fillestare e fteses qe i behet per darke nje te vdekuri ne sfondin kercenues te Luftes II Boterore nuk eshte vetvetiu e keqe as ka lindur e gabuar ne duart e nje regjisori me te guximshem mund te kishte sherbyer si katalizator per tensionin dramatik.


Perkundrazi nderlikime te mevonshme si ajo e komplotit te mjekeve dhe impakti i vdekjes se Stalinit duken po aq te ngjitura me peshtyme sa edhe anakronizmi i qellimshem i vjedhjes se organeve te trupit.


Nuk eshte se po i kerkojme nje drame te mbeshtetur ne nje roman surrealist qe te jete ajo vete realiste por edhe me surrealistja e dramave ka nevoje per koherence kohezion dhe besueshmeri.


Ne skene asgje nuk i referohet natyrshem Luftes II Boterore pervec tekstit dhe ndonje kostumi qe duket si i zhvatur nga skenografi dhe rekuizita te tjera realiteti aty i perket nje universi paralel te gjymtuar ku ligjet e marredhenieve njerezore nuk veprojne sic i njohim ne. Me teper se drame kjo ndoshta duhej realizuar si teater kukullash ose me mire hijesh.


Vete ngjarja kyc e darkes se gabuar zgjat jashtezakonisht pak si miku nazist i Gurametos te madh N. Xhepa deklamon disa fraza te rendomta per kanunin dhe pastaj nis te bertase pa asnje arsye dhe jashte cdo konteksti ne nje kohe qe B. Asqeriu eshte i denuar te shqiptoje edhe ai banalitete gjithfaresh figura te kota si ato te familjes se Gurametos te madh mbeten edhe me inerte se kolltuqet dhe perdet teksa dy protagonistet shkembejne mes tyre fjale te drunjta dhe filozofime prej adoleshentesh.


E mbytur ne ujerat e ndenjura te nje diskutimi bajat per besen shqiptare Lek Dukaxhin dhe Niebelunget darka e gabuar sherben si pikenisje edhe e nje linje narrative te turbullt ne lidhje me cifutin Jakoel te cilin gjermanet e paskan liruar se bashku me pengjet e tjera gje qe do ti skandalizoje hetuesit komuniste me vone.


Pikerisht kjo linje ne dukje dytesore do te sherbeje pastaj per ta lidhur pjesen e pare te drames me te dyten e cila shtjellohet kryesisht si marrje ne pyetje e Gurametos se madh nga nje numer hetuesish te kampit socialist shqiptare dhe te huaj njeri me bizar se tjetri.


Dihet se hetuesia si kontekst komunikimi e perfton dramen vetvetiu duke ia lehtesuar punen dramaturgut nuk ka dialog me skenik sesa ai i marrjes ne pyetje ne qeli ose ne salle te gjyqit.


Megjithate regjisori Haxhiraj nuk arrin ti integroje keto skena ne drame. Ne rolin e hetuesit A. Imami i ulerin edhe ai pak si shume viktimes se vet ne orvatje per ta ngritur tensionin skenik nepermjet sforcimit te kordave zanore teksa kolegu i tij i veshur me nje uniforme si prej pergjegjesi stacioni hekurudhor ne Indi e vret kohen duke inspektuar nje cezme karakteristike qytetese qe ka mbetur ne guven e Shanishase nga skena e aktit te meparshem.


Ndoshta kjo katrahure e mrekullueshme ne te cilen flitet per Stalinin e semure zionizmin dhe komplotet e mjekeve do te kishte funksionuar si komedi gazmore sikur autoret te mos e kishin marre kaq seriozisht.


Drama eshte e ambientuar ne Gjirokaster vecse jo aq ne Gjirokastren historike sesa ne qytetin provincial te romanit Kronike ne gur.


Per me teper Gjirokastra e Darkes se gabuar eshte qytet-makth i populluar vetem nga burra grate dalin ndonjehere ne dritare si napolitanet ne ballkonet e opera buffa-s per te shkembyer pasthirrma rrethanore dhe qortuar burrat poshte ose edhe per tia ofruar kolonelit Von Schwabe duart qe tua puthe si deshmi rrethanore e fisnikerise se natyrshme te ketij te fundit te sugjeruar edhe nga parafjala von ne mbiemer.


Sa per korin grek te tuhafeve ne paraskene prania dhe stili skenik i ketyre duket se jane trasheguar nga olimpiadat teatrale amatore te viteve 1980 ndoshta edhe nga Portokallia e sotme.


Per fat te keq publiku qe kishte mbushur sallen duket se e beson kete mish-mash dhe duartroket me ngazellim pjeserisht i hipnotizuar nga prestigji dhe zhargoni diskursiv i Kadarese besa legjendat i vdekuri etj. pjeserisht ngaqe eshte cedukuar tashme dhe nuk di te kerkoje me teper nga skena.


Ky eshte publiku qe e konsumon shfaqjen ne heshtje te admirueshme i bindur se eshte duke u bere teater i mirefillte madje sublim per nga tema idete dhe etosi shenje e kitsch-it te kulluar por edhe qe mezi pret sa te kthehet kori i llogjeve qe ta beje per te qeshur.


Ky eshte edhe publiku qe me nje ane kerkon te zbavitet si te ishte fjala per konsum te televizionit komercial me ane tjeter te besoje se eshte pernjemend ne kontakt me artin e vertete. Jane dite te veshtira per teatrin shqip.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›