Jemi ne dore te nje bande kriminale
Ka dy dite qe nje pjese e shtypit po flet per nje bodyguard te familjes se Berishajve qe ka qelluar me arme mbi trupin e nje kamerieri duke e lene kete te fundit te plagosur rende. Fillimisht u fol qe ai ishte ne zgrip te jetes. shte me ore thane.
Tani flitet se e ka marre veten. Dhe ky eshte nje lajm i mire. Por ky lajm i mire nuk na ben dot te harrojme ate qe ndodhi ne kete rast dhe ate qe ka ndodhur ne shume raste ne Shqiperine e ketyre koheve. E nese i harrojme do te jete per te keqen tone. Te te gjitheve. Edhe te bandes kriminale qe ka marre revan. shte mire qe kjo bande ta dije kete gje.
shte domethenese kronika e ngjarjes. Vereni hapat nje e nga nje 1. Klienti i nje restoranti qellon me arme mbi kamerierin me motivacionin se ky i fundit nuk i nderron tavllen. Gjithkush ka pyetur ceshte ky i marre keshtu qe vret per pune tavlle
2. Del lajmi qe klienti ishte pjesetar i Gardes se Republikes. Gjithkush ka pyetur ku dreqin i psonisin keta gardiste 3. Del lajmi qe ai gardisti me kobure ne dore ishte shofer a bodyguard i djalit te kryeministrit. Aha u kuptua gjithcka.
Nuk ka me pyetje. 4. Garda policia dhe PD-ja dalin e pergenjeshtrojne gjithcka. 5. Te gjitha ato qe u pergenjeshtruan dolen te verteta. 6. Rezultoi qe bodyguardi eshte dhe biznesmen. 7. Autori i plagosjes eshte sot ne arrest shtepie. Ky eshte zhvillimi i fundit i kesaj ngjarjeje. E kuptoni
do njeri tjeter qe do te akuzohej per nje veper te tille penale do te ndalohej pa nje pa dy. Ndersa bodyguardin e Berishajve e lene ne ngrohtesine e shtepise. Ne fakt eshte e sigurt se vetem ne arrest shtepie nuk mund te jete ai njeri.
E kush do ta kontrolloje respektimin e ketij vendimi Policia e Lul Bashes qe edhe urinen nuk guxon ta beje pa lejen e Berishes
Por e keqja nuk ka lidhje vetem me faktin qe autori i nje krimi eshte duke i shpetuar ndeshkimit te shtetit. Kjo ka ndodhur e do te ndodhe ne kete Shqiperine tone te korruptuar deri ne palce.
E keqja e madhe ka lidhje me faktin qe njerezit e entourage-it te kryeministrit te vendit mund ti lejojne vetes te bejne cte duan ne kete vend. Ata gezojne impunitet te plote. Ata nuk guxon askush ti arrestoje ti hetoje ti gjykoje e ti denoje.
Atyre dhe tavllen duhet tua nderrosh. Atyre edhe syte nuk ben tua hedhesh pasi ne nje moment cfaredo veshtrimi neutral mund tu duket i venger apo kane qejf ata qe tu duket i venger. Dhe pastaj dihet se cfare ndodh. Mund ta hash ne lule te ballit.
Ata jane te mbrojtur nga te gjitha anet. Djali i kryeministrit ndertoi diten me diell tok me ministra zyrtare biznesmene etj. nje afere korruptive e cila qelloi te behej shkak per vdekjen e gati 30 veteve dhe punet ka rrezik te ecin drejt mbylljes se ceshtjes per yckla procedurale apo per mosrespektim afatesh ligjore.
He ka skandal me te madh se sa ky Ka shembull me te qarte te impunitetit te plote te nje njeriu te pushtetit Po ka nje skandal me te madh.
shte ne rastin kur babai i nje djali te tille se ka per gje te bredhe neper Shqiperi e neper Europe e te akuzoje te tjeret per korrupsion e per veprimtari mafioze e jo vetem kaq por edhe te ngrefoset si paladin i ligjit e kushtetutes deri ne ate mase sa tia dale te fshehe poshtersite e tij e te regjimit te tij pikerisht prapa kinse respektit e merakut te tij per ligjet e per kushtetuten e republikes. E ne keto rrethana historia me bodyguardin te duket edhe si nje cikerrime edhe si gjeja me e kuptueshme.
fare po ndodh Po ndodh nje gje aspak e koklavitur por tejet dramatike ceshte e verteta te gjitha gjerat dramatike jane krejt te pakoklavitura Jemi ne rrethanat kur njerezit e pushtetit kane impunitet absolut jemi ne rrethanat kur pushteti mund tia lejoje vetes te jete edhe kriminal dhe te mos e gjeje asgje.
Pse Ngaqe ky pushtet kontrollon gjithcka e ne kete kuptim ai dhe te vetet mund te bejne cdo krim e cdo shkelje ligjore qe mund tu kaloje neper mendje.
Nuk ka se cfare ti gjeje. Nese skontrollojne prokurorine ne fakt e kontrollojne kur te duan ndonjehere bejne sikur se kontrollojne sepse duan te na japin idene qe nuk e kontrollojne ata kontrollojne gjykatat nese skontrollojne gjykatat ne fakt i kontrollojne kur te duan ska gje se ndonjehere jane te interesuar te mos i kontrollojne per te na dhene idene se nuk i kontrollojne ata kontrollojne policine nese skontrollojne policine ne fakt ky supozim eshte per te qeshur ata japin urdher qe krimi te fshihet. Si
Ose duke kercenuar viktimat ose duke i blere viktimat ose duke i bere te dyja si ne rastin konkret te kamerierit i cili nuk arrin te njohe autorin e krimit. Nese krimin e nxjerrin gazetaret keta te fundit sulmohen dhe kercenohen nese sfrikesohen blihen nese sblihen margjinalizohen.
E keshtu me radhe me te gjitha institucionet e me te gjitha strukturat e shtetit e te shoqerise te cilat per te percjelle idene se bejne ndonje lek pune urdherohen apo porositen te organizojne seminare ku te flitet per te drejtat e gay-ve ne ushtrine shqiptare.
E shihni cbehet Ketu nje gay nuk di ku te fshihet ngaqe ka frike se mund ta lincojne ndersa ca e ca duan tu mbrojne te drejten per te kryer sherbim ushtarak. He nuk te vjen tu thuash ketyre te seminareve Ptu
Miq nuk eshte shaka. Jemi nen nje regjim i cili po kontrollon gjithcka nepermjet ose/edhe dhunes se eger ose/edhe kercenimit ose/edhe blerjes ose/edhe margjinalizimit te faktoreve te tjere te jetes publike ose/edhe te kushtezimit te axhendes se debatit e diskutimit publik.
E sikur te mos mjaftoje kjo ky regjim ka bere per vete dhe ca eksponente te diplomacise nderkombetare faktori nderkombetar ka qene shpresa ime gjithe kohen por me kot sic jane Joseph Daul Doris Pack etj. A e dine keta te fundit qe jane duke marre ne mbrojtje nje regjim kriminal
Apo edhe keta jane futur ne thes prej banditit te Tiranes Apo edhe keta jane ca qelbesira dhe aq Nje dreq e merr vesh. Ajo qe merret vesh eshte nje gje tjeter Shqiperia eshte e gjitha ne dore te nje bande kriminale.
Marre nga Respublica.al