Akuza e re, rebelohet Sefgjini
Një seancë e tensionuar, që është shoqëruar me irritimin e të pandehurit kur i është komunikuar shtimi i një tjetër akuze për rrëmbim personi. Ish-zëvendësdrejtori i SHIK-ut për Tiranën, Arben Sefgjini, është paraqitur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së arrestit në shtëpi ndaj tij. Ai ka mbërritur në ambientet e gjykatës rreth orës 12:00 me një makinë private tip "Mercedes Benz" dhe i shoqëruar nga avokati i tij, Zef Nika. Katër ditë më parë, gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe ditën e hënë kjo masë i ishte komunikuar Sefgjinit nga prokuroria.
Në seancën gjyqësore, komunikimi i prokurorit të çështjes, Xhevat Hana, se Sefgjinit i ishte shtuar edhe një akuzë e re, e cila kishte të bënte me rrëmbimin dhe torturimin e Abdyl Loshajt, ka shkaktuar një reagim të ashpër të të pandehurit, i cili madje e personalizoi "sherrin". "Është manipulim, është spekulim. Ai duhet ta shpjegojë personalisht dhe jo si organ akuze", ka thënë Sefgjini për Hanën, duke ju drejtuar gjyqtarit të çështjes. Ish-zyrtari i SHIK-ut është përpjekur në këtë mënyrë që të shmangë një përplasje të drejtpërdrejtë me organin e akuzës, që drejtohet nga Ina Rama dhe ia ka faturuar "manipulimin" vetëm Hanës. Nga ana e tij, prokurori tha se Loshaj ishte pyetur në dhjetor të vitit 2003 si deklarues në çështjen për rrëmbimin e Remzi Hoxhës dhe Ziso Kristopullit. Kjo çështje, ku i akuzuar kryesor ka qenë Sefgjini, ka nisur më 22 maj të vitit 2003 dhe më pas është pushuar, pasi vepra penale ishte amnistuar në 1997-n. Në këtë mënyrë, prokurori argumentoi se akuza për rrëmbimin dhe torturimin e Abdyl Loshajt ishte një akuzë e re, e cila ishte ngritur në shkurt të këtij viti.
Por Sefgjini ka kundërshtuar gjithçka. Sipas tij nuk ka asnjë akuzë të re. "Nëse shohim vendimin mbi pushimin e akuzës të 1 korrikut 2004 në faqen 2 dhe 4 bëhet fjalë për hetime të zhvilluara nga organi i prokurorisë në lidhje me të quajturën rrëmbim dhe tortura ndaj personit Abdyl Loshaj", tha Sefgjini, duke pretenduar se gjithçka ishte e sajuar nga prokurori i çështjes. Por gjithsesi, as ai dhe as avokati i tij nuk dhanë elemente të tjera për të sqaruar se në kohën kur është akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës dhe Ziso Kristopullit, ka pasur edhe një akuzë tjetër për rrëmbimin e Abdyl Loshajt.
Sefgjini ka kundërshtuar masën e sigurisë, duke deklaruar se ai nuk kishte asnjë lloj rreziku për t‘u larguar nga vendi. "Edhe pasi më është komunikuar akuza e re, unë kam dalë jashtë shtetit dhe jam kthyer përsëri. Ku qëndron rreziku që unë iki edhe nuk vij më, meqenëse paskemi një akuzë të re?", i është drejtuar ai gjyqtarit të çështjes. Me gjithë pretendimet e të pandehurit, gjykata, pasi ka dëgjuar të dyja palët, e ka vlerësuar të drejtë masën e arrestit. Pas përfundimit të seancës, Sefgjini është larguar me nxitim nga gjykata, duke mos pranuar që t‘i përgjigjet interesimit të mediave rreth mundësisë së një dorëheqjeje nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve.
Rreth një orë më vonë në gjykatë është paraqitur edhe i pandehuri tjetër i kësaj çështjeje, Avni Koldashi. Ai ka qenë edhe më i ashpër në akuzat e tij, duke e drejtuar gishtin nga politika. "Është një trillim i pabazë i strukturave shtetërore me prapavijë politike", ka thënë ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimi të SHIK-ut. Koldashi nuk ka pasur avokat mbrojtës dhe madje nuk ka pranuar t‘i vihet në dispozicion një i tillë nga gjykata. Ashtu si dhe Sefgjini, ai ka thënë se akuzat e bëra janë sqaruar një herë gjatë hetimit të parë që është bërë në vitin 2003 për këtë çështje. Megjithëse ka protestuar përpara gjykatës për padrejtësinë sipas tij të akuzës, edhe arrestimi i Koldashit është vlerësuar si i drejtë nga gjykatësi i çështjes.
Katër ish-zyrtarët e SHIK-ut në vitin 1995, Sefgjini, Koldashi, Bodjon Meçe dhe Ilir Kumbaro akuzohen nga prokuroria për rrëmbimin dhe torturimin e tre personave, njëri prej të cilëve, biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, ka mbetur i vdekur si pasojë e këtyre torturave. Hetimi për këta të pandehur ka nisur një herë në vitin 2003, por është mbyllur nga prokurori, me argumentimin se vepra penale për të cilën ata akuzohen është amnistuar në 1997-n. Por fshehja e vendit ku gjenden eshtrat e Remzi Hoxhës, sipas prokurorëve, krijon kushtet për procedimin penal për një krim vazhdues. Ndërkohë prokuroria ka shtuar edhe një akuzë tjetër, që është ajo e rrëmbimit të Abdyl Loshajt, për të cilën duket se të pandehurit nuk janë gjykuar më parë.
Fundjavën e kaluar, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për tre nga të pandehurit, si dhe shpalli në kërkim të katërtin, Ilir Kumbaron, i cili ndodhet prej shumë vitesh jashtë vendit. Ndër tre personat për të cilët është caktuar masa e arrestit, Budjon Meçe është i vetmi, që për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk mund të zbatohet kjo masë.
deklarimet
Prokurori Xhevat Hana
"I pandehuri Arben Sefgjini është akuzuar për rrëmbimin e Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhës më datën 22.05.2003, ndërsa Abdyl Loshaj është pyetur në dhjetor të 2003 si deklarues. Dhe akuza për rrëmbimin e Abdyl Loshajt i është bërë në shkurt të 2008-s. Në rastin konkret, në drejtim të të pandehurit ka dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se ky në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer vepra penale të rënda, "rrëmbim personash" në tri raste, me pasojë një të vdekur dhe torturë me pasoja të rënda. Nuk ka ndryshuar asnjë kusht dhe asnjë rrethanë nga ato që kemi kërkuar".
I pandehuri Arben Sefgjini
"Ky është një manipulim që bën prokurori, për qëllime që vetëm ai i di. Nuk është e vërtetë se kjo është një akuzë e re dhe aq më shumë të jetë zbuluar nga ky prokuror. Nëse shohim vendimin mbi pushimin e akuzës të 1 korrikut 2004, në faqen 2 dhe 4 bëhet fjalë për hetime të zhvilluara nga organi i prokurorisë në lidhje me të quajturën rrëmbim dhe tortura ndaj personit Abdyl Loshaj. Organi i prokurorisë e ka shqyrtuar këtë si edhe akuzën për Remzi Hoxhën dhe Ziso Kristopullin dhe ka konkluduar në fund. Tani prokurori Hana, pa bërë asnjë lloj hetimi tjetër, na del me konkluzionin se paska sajuar një akuzë të re, të paparë më përpara".
I pandehuri Avni Koldashi
"Është një trillim i pabazë i strukturave shtetërore me prapavijë politike dhe protestoj përpara trupit gjykues dhe gjykatës se asgjë në personin tim që vjen në kundërshtim me përmbushjen e detyrës shtetërore për gjatë kohës që unë kam qenë shefi i bazës së vëzhgimit në Tiranë nuk ka, nuk mund të ketë dhe nuk ka pasur. Veprimtaria ime është sqaruar në hetimin e vitit 2003. Unë do të jem gati ta sqaroj përsëri dhe asgjë nga këto që po thuhen nuk ekziston. Prapavija është politike, është prapavijë mafioze dhe korruptive".