E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Idea" diskuton mbi punësimin

Punësimi ishte objekt i debatit që organizoi dje instituti
"Idea", strukturë pranë LSI-së. Në këtë takim referuan përfaqësues
të këtij instituti si Dorjan Duçka, Panajot Soko, Erjona
Alimani, Emanuela Pepkola dhe Juliana Hoxha. Të pranishëm
në këtë takim ishin përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave
ndërkombëtare, zëvendëskryetari i LSI-së, Pëllumb
Xhufi, etj. Ata nënvizuan problematikën shqetësuese që ekziston
në Shqipëri, për sa i përket nivelit të lartë të papunësisë
dhe varfërisë. Sa i takon emigrimit sezonal, ata i propozojnë
qeverisë të fillojë të negociojë jo vetëm me vendet fqinje, por
edhe me vendet e tjera të BE-së. Përveç Strategjisë Kombëtare
konsiderohet i nevojshëm pasurimi i legjislacionit dhe i institucioneve
qeveritare, të cilat do të lehtësonin procedurat dhe
do të ushtrojnë presion në implementimin e procesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›