Stalingradi, beteja që nuk do të harrohet
Është në moshë të nderuar edhe
pse për nga shkathtësia dhe en
ergjia që e rrezaton më së pari tregon
për shumë më të re. Por ç‘rëndësi
kanë vitet, kur njeriu ndihet së brendshmi
i gjallë e plot jetë. Jetë dhe çfarë jete!
Zonja Luiza Melnikovan Papajani ka pasur
një histori që për ta rrëfyer do të duhej
kohë. Vitet e saj nisën me një përvojë
të dhimbshme, me Luftën e Dytë
Botërore, pjesë e së cilës ajo u bë me pjesëmarrjen
në njërën prej betejave më të
ashpra të shekullit të kaluar, atë të Stalingradit.
Por ndërsa nisi me luftë e shumë
dhimbje jeta kishte rezervuar për zonjën
një histori të mrekullueshme dashurie.
Dashurinë me një student shqiptar me
të cilin u njoh në bankat e Universitetit
në Shën Petërburg, një dashuri që u pasua
me një bashkëjetesë që zgjati 59
vjet. Për Luizën, Shqipëria është atdheu
i saj po aq sa Rusia, sepse është një vend
që i ka falur shumë gjëra të bukura, që e
ka takuar me njerëz të mrekullueshëm
dhe e ka bërë të lumtur. Pas një jete që
nisi me luftë e përfundoi me shumë
dashuri, zonja ruse, që ka parë e përjetuar
shumë gjatë viteve të ekzistencës së
saj, ka një mesazh për gjithë ata që duan
një jetë të arrirë dhe të qetë: nuk është
paraja dhe pushteti ato që të falin lumturinë,
por jeta bashkëshortore dhe
përkushtimi nga rinia në pleqëri. Më
poshtë janë disa nga përshtypjet e saj
për betejën e Stalingradit.
Keni qenë një luftëtare aktive
në betejën e Stalingradit. Mund të
na flisni për pjesëmarrjen tuaj në
këtë betejë të paharrueshme?
Jam lindur dhe rritur në Stalingrad,
pra jam stalingradase. Atje kalova fëmijërinë,
adoleshencën dhe një pjesë të
mirë të rinisë. Mbas studimeve të larta u
riktheva sërish në Stalingrad, ku kam
punuar deri në vitin 1955, vit që erdha
përgjithmonë në Shqipëri. Kam marrë
pjesë drejtpërdrejt në të gjitha veprimtaritë
për t‘i dhënë ndihmë frontit për
mbrojtjen e qytetit, kur ai ndodhej ende
në prapavijë të thellë, pastaj kur fronti iu
afrua qytetit dhe më në fund në zonat
operative të frontit aktiv, duke përfshirë
periudhat kritike të epopesë së Stalingradit.
Sigurisht paraprijnë përgatitjet për
mbrojtjen e qytetit, të cilat filluan në
pranverën e vitit 1942. Ndërsa shkollohesha,
mbarova paralelisht kurset për
mbrojtjen kundërajrore e kimike, ato të
ndërlidhjes, alfabetin mors. Këto më
shërbyen për t‘i dhënë ndihmë popullatës
gjatë dhe pas bombardimeve, për
transportimin e fëmijëve, të të sëmurëve
dhe të plagosurve si në qytet, ashtu edhe
në anën tjetër të Vollgës. Kam punuar
korriere pranë Sekretariatit të Komitetit
Ekzekutiv të Rajonit në ndërtimin e vijës
rrethuese dhe mbrojtëse në periferinë
veriperëndimore të qytetit dhe konkretisht
bashkë me të tjerë kemi ndërtuar
llogore, transhe kundër tankeve, vija kaluese
për lidhje dhe për të dalë në breg të
lumit. Gjithashtu pastronim dhe meremetonim
pjesët e dëmtuara të traseve
automobilistike, të tramvajeve dhe hekurudhave
mbas bombardimeve. Bënim
roje nëpër çatitë e objekteve të ndryshme
dhe pallateve për asgjësimin e
bombave flakëhedhëse. Mblidhnim
materiale, sende dhe produkte të ndryshme
në ndihmë të frontit, kryenim
detyra për ruajtjen e objekteve të ndryshme,
ndihmonim në kuzhinat fushore,
furnizonim me ujë të pijshëm, që në atë
kohë ishte me shumë rrezik. Fillimisht u
aktivizova prej organeve të pushtetit
lokal dhe organizatave shoqërore, pastaj
në vijën e frontit nga forcat lokale të ushtrisë
aktive për kryerjen e porosive dhe
dhënies së ndihmës së shpejtë ushtarëve
të reparteve. Ndër funksionet më
kryesore ishte se në këtë periudhë na u
besuan kujdeset për të plagosurit.
Nga gjithë sa keni përjetuar,
cilat janë mbresat që do të veçonit,
ato të cilat ju kanë mbetur thellë
në kujtesë dhe ju përcjellin gjithmonë
emocion?
Çfarë nuk mund të harrohet? Qershor
i vitit 1942. Ndërtonim llogore... Bombardimet
sa vinin e shpeshtoheshin...
Kishte raste që bombat godisnin objektiva
që ndodheshin vetëm disa metra
larg meje... Ishte një çorbë gjaku. Në një
rast u vranë menjëherë 12 veta. Ishte dita
e fundit e pjesëmarrjes sonë në
ndërtimin e vijës mbrojtëse penguese.
Ne ishim 5 shoqe që ndodheshim në bodrumin
e llogores. Nga brenda dëgjuam
zhurmën e një avioni. Menduam se ishin
"tanët" dhe dolëm jashtë për t‘i përshëndetur,
por u gabuam. Zhurmat ishin të
avionëve armiq. Nga avioni nisën
breshëri bombash. Njëra nga shoqet
mbeti ashtu me sytë përjetësisht nga
qielli, një tjetër vajzë për t‘u mbrojtur u
fut në një tubacion uji dhe nga rezonanca
e goditjes mbeti e shurdhuar. Një
tjetër u gjymtua rëndë për gjithë jetën.
Unë dhe shoqja e mbetur arritëm, për
fatin tonë të mirë, të futeshim sërish në
thellësitë e strehimit. Kishim mbetur pa
fjalë dhe të tmerruara dhe e vetmja gjë
që mundëm të belbëzonim ishte: "Na
shpëtoi Zoti". Një tjetër rast është kur u
munduam të kalonim në bregun tjetër të
një lumi 100 fëmijë jetimë. Arritëm t‘i
çonim me sukses deri te skela, i ngjitëm
në një vapor të vogël, por fatkeqësisht
nuk arritën në destinacion, sepse u
goditën në mesin e rrugës nga një avion
gjerman dhe u mbytën të gjithë. Mes viktimave
të mitura ishte edhe vëllai im i
vogël, i adoptuar nga prindërit e mi, Sllaviku
trevjeçar.
Më 23 gusht filloi shkatërrimi barbar i
qytetit. Vetëm gjatë një dite u hodhën
nga armiku mijëra bomba të kalibrave të
ndryshme. Qindra avionë të tjerë mbi
qytetin dhe lumin duke zbritur pingul
godisnin pa mëshirë çdo gjë të gjallë. Situata
vazhdonte e njëjtë ditë e natë dhe
luftohej si në periferi të qytetit, ashtu
edhe në qendër të tij. Tanket... Artileria...
Ishte një ferr zjarri... Kudo pirgje gërmadhash
dhe flakë... Disa muaj rresht
gumëzhitje e oshtima. Djegia e qytetin
ishte e paharrueshme. Rreth 100 kilometra
larg Stalingradit vinte era djegësirë.
Qielli ishte nxirë nga tymi. Kur mundnim
të shihnim ndonjë copë qiell të kaltër,
zemra na mbushej me shpresë dhe gëzim.
Na rilindte shpresa për jetën. Stalingradin
dhe njerëzit e tij në ditët më të
vështira dhe tragjike të një beteje legjendare
i kam mbajtur në kujtesë gjatë gjithë
jetës dhe i kam edhe sot të freskëta. Kujtoj
të plagosurit... Gjakun e mpiksur... Era
e keqe... Rënkimet. Kishte njerëz pa këmbë
apo dorë, apo krejtësisht pa gjymtyrë.
Nuk mund të harroj kurrë fjalët me të
cilat më drejtoheshin: "bijë", "motër" "na
jep një pikë ujë", "na shkruaj një fjalë".
Nuk do të harroj kurrë një djalë 6-vjeçar
me emrin Vasja. Ai në rrëmujë e sipër gjeti
nën gërmadha një kokërr qepë. Mendoni
se njerëzit kishin ditë që nuk kishin
vënë gjë në gojë dhe ishin bërë si të
çakërdisur nga uria. Me ta gjetur fëmija
nisi ta kafshonte me një kënaqësi të jashtëzakonshme,
sikur të ishte një kokërr
mollë. Lotët i rridhnin çurk faqeve nga
djegia që i shkaktonte qepa, por
kënaqësia që po vinte diçka në gojë ishte
shumë më e madhe se dhimbja që
provonte nga djegia.
Ju keni përjetuar një përvojë që
ju ka tronditur, rritur, maturuar
dhe formuar. Të marrësh pjesë në
një luftë, është një gjë shumë e
rrallë për evropianin e sotëm,
madje edhe për shumë të tjerë në
botë. Nisur nga eksperienca juaj,
çfarë mesazhi do t‘u përcillni
brezave të rinj për të ardhmen?
Historia është jo vetëm shkenca që
pasuron njeriun me dije, me përvojën
jetësore të së kaluarës, por ajo është
njëkohësisht edhe kujtesë e popujve. Kur
bëhet fjalë për luftëra, punë, humbje
jetësh njerëzore, për flijime të pafajshmish
apo për tmerre e padrejtësi kolektive,
mesazhi që na jep historia është që
dhimbjet e padrejtësitë e të së shkuarës
duhet të mos përsëriten, por shmangur
sa të jetë e mundur më shumë. Unë jam
e bindur që vullneti i mirë mund të
shmangë shumë tragjedi. Arsyeja e do që
mësimet e historisë të mos harrohen, që
fatkeqësitë të mos bien prapë në kokat e
popujve, sepse fashizmi është mundur,
por nuk është zhdukur.