E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: KESH, privatizimi në shtator

Procesi i privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes në Korporatën
Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), pritet të
përfundojë në muajin shtator 2008. Lajmi është mësuar nga
Kryeministri i vendit Sali Berisha në takimin e zhvilluar dje
me menaxherin e Infrastrukturës për Asistencën Këshillimore
të Korporatës Financiare (IFC) të Bankës Botërore, z. Anxhelo
Delati. Përfaqësuesi i IFC-së i prezantoi Kryeministrit procedurat
dhe axhendën përfundimtare të privatizimit të Divizionit
të Shpërndarjes së KESH-it. IFC-ja ka dhënë asistencë teknike
dhe financiare në këtë proces. Kryeministri Berisha falënderoi
stafin e IFC-së për asistencën dhe garantoi mbështetje dhe
transparencë në këtë akt-privatizimi të rëndësishëm për shtetin
shqiptar. Ai bëri të ditur se "procesi i privatizimit të KESH-it
pritet të përfundojë në fillim të muajit shtator".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›