Greqi, taksisti vret turistin anglez 19 vjeç
ATHINE-Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në Zakintho të Greqisë.
Pas një përleshje të përgjakshme me armë të ftohtë mes dy taksistëve dhe disa turistëve britanikë, një prej këtyre të fundit mbeti i plagosur për vdekje.
Sipas policisë incidenti ndodhi jashtë një restoranti në Lagana, kur i riu anglez së bashku me katër shokë të tij debatoi me disa taksistë që kishin parkuar aty pranë.
Autori i krimit i tha policisë se të rinjtë anglezë po e shqetësonin me stilolapsa me rreze lazer.
I acaruar nga “loja” e turistëve, taksisti mori një thikë që mbante brenda në taksi dhe qëlloi 19-vjeçarin, i cili mori plagë vdekjeprurëse ndërsa shokët e tij u plagosën në kraharor dhe në trup.
Policia arrestoi autorin dhe sekuestroi armën e krimit me cilësinë e provës.
(d.b/BalkanWeb)