Vlorë, dy të arrestuar me lëndë narkotike

Policia lokale bën të ditur se gjatë operacionit të koduar "Rinia", që u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, u arrestuan në kushtet e flagrancës Adriatik Lutaj, 20 vjeç dhe Rikelv Alimuçaj, 23 vjeç, të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, atyre iu sekuestruan 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si e llojit heroinë, 2.1 gram pluhur i bardhë, i dyshuar si kokainë dhe 4.4 gram lëndë narkotike e dyshuar si e llojit hashash.
Mësohet se, fillimisht policia ka ndaluar të riun Lutaj, të cilit iu gjet pakoja me pluhurin e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë dhe më pas, në vijim të operacionit të mësipërm, u prangos edhe 23 vjeçari Alimuçaj, në banesën e të cilit u zbulua sasia tjetër e lëndës narkotike.
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim. /Start/
2011-07-13 17:10