E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, donin të grabisnin, vrasin shqiptarin

ATHINE-Një shqiptar, 54 vjeç është vrarë në Greqi, në vendin e quajtur Metamorfosi.
54-vjeçari është vrarë nga disa persona, të cilët donin të grabisnin në pronën e dhëndrit të tij, ku ai punonte gjatë orëve të natës.
Ngjarja ka ndodhur natën e kaluar në ora 3.45 minuta, kur autorët e krimit, dy ose tre vetë, kanë shkuar në kioskën e shqiptarit për të grabitur dhe pas një përleshjeje e kanë qëlluar atë me armë në gjoks.
Pranë viktimës policia gjeti një gëzojë fisheku të kalibrit 9 milimetra dhe një thikë, gjë që dëshmon se 54-vjeçari ka rezistuar për të mos lejuar grabitjen.

Shqiptari vdiq në spital nga plagët e marra, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve, që mendohet se janë një grup grabitësish, të cilët veprojnë në pjesën veriperëndimore të Atikës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›