E Diel, 1 Nëntor 2026

Qipro rrezikon ‘ngrirjen’ e raporteve Turqi - BE

TURQI- Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu në një konferencë për shtyp, deklaroi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian ‘do të ngrihen’, nëse Qipro merr presidencen e BE-së në korrik të vitit 2012.

Ndërkohë ministri turk ka theksuar se në lojë nuk do hyjë vetëm zgjidhja për ishullin e ndarë ndërmjet dy vendeve, por edhe marrëdhënet e ardhshme me BE.

“Nëse pala qipriote greke vazhdon negociata dhe merr presidencën e Bashkimit Evropian në korrik 2012, kjo do të thotë jo vetëm bllokim i një ishulli, por edhe ngrirje e raporteve të Turqisë me BE-në”,- tha Davutoglu.

Qipro u nda në vitin 1974 pas ‘pushtimit’ të Turqisë.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›