E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata e Mundjes, Biba presidenti i ri

Asambleja

Martin Biba emërohet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Mundjes. Ashtu siç parashikohej edhe përpara zhvillimit të Asamblesë, ai mposhti pa asnjë vështirësi konkurrencën e Ilirjan Petrelës, duke regjistruar një fitore unanime. Në fakt, Biba ka marrë votëbesimin e 13 klubeve pjesëmarrëse në Asamble dhe bëhet në këtë mënyrë pasues i Alban Zenelit, i cili dha dorëheqjen nga posti i kreut të FSHM-së. Tashmë pritet vetëm vendimi i Ministrisë së Sporteve, për të njohur apo jo këto zgjedhje. Kjo për faktin se ky sport vazhdon të funksionojë me struktura paralele. Në fakt, mundja shqiptare vazhdon të ketë dy federata, ku njëra, që mbështetet nga dy klube, të cilat nuk morën pjesë në këto zgjedhje drejtohet nga Viron Bezhani dhe gëzon mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›