Akuza harron skandalin “Pango”, dosja po mbyllet
21/07/2009 Prej 5 muajsh nuk është kryer asnjë veprim hetimor. Dosjen në mëshirë të fatit
TIRANE- Skandali seksual që u publikua më 4 mars të këtij viti, ku protagonist u bë njëri prej ministrave të qeverisë shqiptare thuajse është harruar plotësisht nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila gjatë kësaj kohe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor, por edhe procedural, lidhur me zbardhjen e të vërtetës së kësaj çështjeje. Megjithëse vëmendja e publikut të madh e të vogël u përqendrua maksimalisht në pamjet filmike që transmetonte emisioni televiziv “Fiks-Fare”, në të cilat ish-ministri i Kulturës Ylli Pango shfaqej duke i kërkuar një vajze marrëdhënie seksuale kundrejt një vendi pune, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me vartësit e Ina Ramës, të cilët kanë lejuar që dosja penale që bën fjalë për këtë skandal të mbulohet nga pluhuri. Për gati 5 muaj e gjysmë Prokuroria e Përgjithshme përveç disa veprimeve paraprake, nuk ka kryer asnjë veprim apo analizë hetimore për këtë skandal. Mësohet se shkak i kësaj situate nuk është bërë personazhi i videos, por neglizhenca e prokurorëve, të cilët edhe pse kanë zbardhur plotësisht autotentcitetin e videos dhe transkriptimin e fjalëve të saj, deri tani nuk kanë marrë një vendim lidhur me fatin e mëtejshëm të këtij procedimi. Ndërkohë që përkundër kësaj “strategjie”, vetë profesori i psikologjisë, Ylli Pango, ka shfaqur pak kohë më parë gatishmërinë e tij për t’u marrë në pyetje nga ekspertët e Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe ky hap nuk është marrë parasysh nga organi i akuzës. Nuk dihet me saktësi nëse gjatë kësaj kohe Prokuroria ka marrë një vendim pushimi apo jo për skandalin “Pango”, por ajo që dihet tashmë është se procedimi penal është regjistruar vetëm për veprën penale dhe jo për ndonjë person konkret. Megjithëse Kodi Penal i jep të gjithë të drejtat Prokurorisë që të verifikojë dhe të gjejë elementë, që plotësojnë një vepër penale, një gjë të tillë organi i akuzës nuk e ka bërë gjatë kësaj kohe, duke e lënë çështjen në vend numëro. Ndërkohë që juristë të ndryshëm shprehen se çështja në fjalë do të kishte interes atëherë kur kallëzimi të ishte kryer nga vetë vajza që kërkonte punë. Sipas tyre, kaseta me pamjet filmike dhe bisedat e përgjuara nuk kanë asnjë vlerë për Prokurorinë, pasi specialistët e kësaj të fundit janë të vetëdijshëm që kjo provë e administruar në dosje të rrëzohet gjatë procesit gjyqësor, pasi pamjet filmike janë regjistruar pa një vendim konkret gjykate. Hetimi i këtij procedimi filloi menjëherë pas transmetimit të video skandalit në emisionin “Fiks-Fare”, ku ish-ministri i Kulturës Ylli Pango tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me një vajzë, e cila kishte shkuar në shtëpinë e tij për të kërkuar punë.
Rasti “Dibra” dhe dosja drejt mbylljes
Eksperienca ka treguar se shumica e çështjeve me natyrë të tillë që janë nisur nga Prokuroria, janë rrëzuar në gjykatë, pasi kjo e fundit ka nxjerrë të pavlefshëm përgjimin e kryer nga emisioni “Fiks-Fare”. Rasti më konkret është ai i drejtorit aktual të Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, Gazmend Dibra, i cili është përgjuar në shtator të vitit 2006 nga emisioni “Fiks-Fare”. Skandali bëri shumë bujë dhe menjëherë Prokuroria e Tiranës filloi hetimet. Çështja shkoi në gjykatë, ku i pandehur ishte Gazmend Dibra. Pas disa proceseve maratonë Dibra mori pafajësi, pasi përgjimi i kryer nga “Fiks-Fare”, i cili u administrua si provë nga Prokuroria, nuk u mor për bazë nga trupi gjykues. Mësohet se të njëjtin fat do të ketë edhe procedimi penal që bën fjalë për të ashtuquajturin skandali “Pango”.