“Albatrosi” shqiptar në plazhin e Orikumit
21/07/2009 Kapet një shpend i rrallë ujor
Një shpend që njihet me emrin Kredharak për disa orë rresht ka qëndruar nën shoqërinë e disa fëmijëve në plazhin e Orikumit. Ai ka qenë i plagosur dhe ishte zënë prej një plazhisti, i cili fillimisht e ka lidhur nga këmbët dhe e ka lënë në bregun e detit, ndërkohë që plazhistë, por sidomos fëmijët kureshtarë kanë qëndruar e kanë luajtur me të për orë të tëra. Sulejman Sasha është plazhisti nga Fieri që e ka kapur kredharakun në orët e para të mëngjesit në bregdetin e Orikumit. Ai tregon se teksa ka shkuar në mëngjes herët për të vendosur çadrën në bregun e detit e ka parë shpendin e rrallë të qëndronte në bregdet, fare pranë rërës. Ai i është afruar dhe ka parë që shpendi nuk ka lëvizur. “Sa më afër i shkoja, tregon Sula, ai fillojë që të lëvizë, por u duk qartë që çalonte. E kapa dhe e lidha me një litar duke e lënë që të kishte mundësi që të shkonte në ujin e detit për t’u freskuar”. Sula tregon më poshtë se nuk do ta vrasë, por do ta marrë në banesën që ka vajza e tij në Orikum e do përpiqet që ta mjekojë e më pas pasi të shërohet do ta lërë të lirë.