E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza heq prova qe implikojne Priftin ne korrupsion Klodiana Kotorri

Gjykata e Larte ka rrezuar dje kerkesen e avokateve te kreut te LSI-se, Ilir Meta qe pjese e gjykimit te behet edhe videoja Beqiri - Prifti. Gjykata pranoi kerkesen e avokateve te Metes qe kishte te bente me procesverbalin e transkriptimit te videos. Diten e djeshme u zhvillua seanca gjyqesore ne ngarkim te Ilir Metes te akuzuar per korrupsion nga Prokuroria pas videos se regjistruar nga ish-ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Dritan Prifti. Ne seance kane marre pjese te dyja palet, Meta dhe Prifti. Ata jane perballur ne sallen e gjyqit per rreth 3 ore. Nderkohe gjate seances avokatet e Metes kane kerkuar qe pjese e gjykimit te behet edhe videoja Beqiri - Prifti, nje tjeter video ku flitet per afera korruptive, kerkese kjo e revokuar nga Prokuroria. Gjykata e Larte pas shqyrtimit e ka rrezuar kete kerkese duke u shprehur se videoja Beqiri-Prifti nuk mund te merret si prove, ndersa nuk do te merret ne pyetje as ish-zv/ministri i Ekonomise Leonard Beqiri. Trupi gjykues ka pranuar vetem kerkesen qe kishte te bente me procesverbalin e transkriptimit te videos. Megjithese ka qene i pranishem ne sallen e gjyqit ish ministri i Energjetikes, Dritan Prifti nuk eshte marre ne pyetje, ndersa ishte i thirrur ne cilesine e deshmitarit. Duke iu pergjigjur interesimit te mediave per deshmine e tij, Prifti tha se nuk eshte marre sot ne pyetje, ndersa shprehet se ka detyrim si qytetar per tu paraqitur ne gjykate. "Erdha ne gjyq pas kerkeses se Gjykates se Larte. Jam i gatshem te vij serish kur te me therrasin, pasi kam detyrim paraqitje si qytetar", ka thene Prifti. Per mediat ka dhene nje deklarate edhe kreu i LSI-se, Ilir Meta i cili u shpreh se prokuroria po perdor standarde te dyfishta. "Akt i paprecedent i Prokurorise, e cila u terhoq nga njera prej provave me te rendesishme qe ishte videoja e pergjuesit tim, i cili ishte ne nje tjeter video ku merrte 70 mije euro", tha Meta ndersa shtoi se Prokuroria eshte duke favorizuar Priftin me qellim qe ky i fundit te vazhdoje te mashtroje. "Si mund te heqe Prokuroria nje prove qe e kishte paraqitur vete, ishte e vetmja prove origjinale. Prokuroria duhet te perpiqet t'i forcoje provat dhe jo t'i heqe. Ne kete rast Prokuroria perdori standarde te dyfishta. Kur nuk i intereson thote qe keto video nuk kane lidhje njera-tjetren, me qellim qe te mos i dale i pavlefshem i vetmi deshmitar qe ka dhe ky eshte vete i pandehur. Prokuroria ka marredhenie pengmarrje me pergjuesin tim" tha Meta. Seanca e radhes pritet te mbahet ne 25 korrik, ku do te kete edhe eksperte per videon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›