Kandidatët pas konsultimit me aleatët
07/02/2011 Rrëzohet memorandumi i Mustafajt, votohet vetëm nga Oketa
Tirana dhe Durrësi nuk lëshohen, LSI nis fushatë në Fier dhe Elbasan
Afrimi i zgjedhjeve të 8 majit duket se ka shkundur Partinë Demokratike për të filluar punën për mobilizimin e strukturave dhe përzgjedhjen e kandidatëve. Megjithëse kryeministri e lëshoi dje startin, duket se puna për këtë proces ka kohë që ka nisur. Takimet me bazën dhe marrja e mendimeve për kandidaturat si dhe sqarimi i situatës ka nisur prej kohësh nga deputetët dhe krerët e degëve në rrethe dhe në qendër. Kryeministri Berisha pritet të nisë turin e tij në ditët në vijim. Në mbledhjen e djeshme pas fjalës së kryeministrit e ka marrë fjalën edhe Besnik Mustafaj, një ndër zërat kritikë në PD, i cili, sipas burimeve nga kjo parti, mësohet të ketë kritikuar mënyrën e organizimit të kësaj force politike dhe faktin që ka më shumë se katër vjet pa u mbledhur forumi i Këshillit Kombëtar. Sipas Mustafajt, në Parti duhet të mbizotërojë fryma e bashkëpunimit mes forumeve dhe marrja e mendimit të anëtarësisë, dhe kjo bëhet vetëm nga forumet e zgjedhura në kongresin e kësaj partie. Më tej Mustafaj ka paraqitur një memorandum për reformimin e PD-së dhe mënyrën e organizimit të saj, i cili është pranuar dhe është hedhur në votim. Pro memorandumit kanë votuar vetëm Gazmend Oketa dhe Besnik Mustafaj.
Kandidaturat
Ndërkohë duket se në Partinë Demokratike kanë mbërritur dhe propozimet e para nga baza. Burime nga kjo parti shprehen se si përherë më të shpejtët janë propozimet për kryetarët e komunave të vogla, sidomos në ato zona që i kontrollon vetë Partia Demokratike dhe rëndom janë emrat e krerëve aktualë të komunave që kërkojnë rikandidimin për të mbajtur pozicionet aktuale. Më tej këta emra u kalojnë sekretariateve dhe pas këshillimit dhe me krerët e PD-së përkatëse i kalojnë kryesisë për miratim. Përjashtim nga kjo bëjnë kandidatët për kryetarët e bashkive, qofshin këto të nivelit të parë apo të dytë, ku përzgjedhja është atribut absolut i kryesisë. Gjithsesi, burime në PD shprehen se emrat do të vijojnë të qarkullojnë nëpër zyrat e Partisë Demokratike, por zyrtarisht pritet të bëhen të ditur diku nga mesi i marsit për të shmangur dhe ndonjë konflikt të mundshëm apo sabotim të fushatës brenda partisë.
Aleatët
Pavarësisht listës, që do të sjellin strukturat e PD-së, siç e përmendi dhe vetë kryetari i PD-së, kandidaturat do të vendosen dhe pas konsultimit me aleatët, sipas përfaqësimit që ata zënë në qeveri. Kështu, për shembull, në rast se do të vërehen lëvizjet e LSI-së, vihet re se kjo forcë politike synon të paktën dy bashki të mëdha në dy qarqe. Vetë kreu i LSI-së Ilir Meta preferoi ta niste fushatën nga Lushnja dhe Elbasani, ndërkohë që duket se Durrësi dhe Tirana do t’i mbeten Partisë Demokratike. Kjo u vu re dhe nga ndarja që kryeministri bëri për pastrimin e qyteteve me qëllim përmirësimin e imazhit në fillim të sezonit turistik. Ministrin e Ekonomisë Nasip Naço e ngarkoi për Fierin, ndërsa Petrit Vasilin për Elbasanin. Kjo ndarje s’mund të quhet e rastësishme kur sheh se Lulzim Bashës i ngarkoi Tiranën dhe Ferdinand Xhaferrit Durrësin, të dy këta emra të përfolur në korridoret e PD-së për kandidatura të mundshme. Kjo për sa u përket bashkive të nivelit të parë, më pas do të bisedohet dhe për kandidaturat e bashkive të nivelit të dytë. Kjo për sa i përket LSI-së, ndërsa anëtarët e tjerë të koalicionit që kanë përfaqësim në qeveri do të bisedohet për bashki të nivelit të dytë dhe në përgjithësi për komuna. Nga ana tjetër, në zona ku PD-ja vlerësohet se mund të ketë luhatje, do shihet dhe përqendrimi i popullsisë ose i etnive. Kështu, për shembull, në qytetin e Vlorës nuk përjashtohet mundësia që kryetari i saj të përzgjidhet nga minoriteti çam, duke pasur parasysh faktin se vetëm nga ky komunitet në këtë qytet kanë dalë dy deputetë.
Zgjedhjet e parakohshme bllokojnë procesin
PS, strukturat presin qartësimin e situatës për të rifilluar përzgjedhjen
Pavarësisht se kërkon zgjedhje të parakohshme, edhe Partia Socialiste prej kohësh ka filluar procesin e saj të përzgjedhjes dhe takimet me bazën. Por situata e krijuar pas 21 janarit duhet thënë se e ka tulatur pak këtë proces, duke e kthyer vëmendjen te një tjetër target, që janë zgjedhjet e përgjithshme. Ishte pikërisht kjo parti që hartoi e para strategjinë e koordinimit të fushatës, me detyra të qarta se çfarë u kërkonte simpatizantëve të saj. Megjithatë, pavarësisht kësaj prej kohësh deputetët e PS-së i kanë konfiguruar emrat apo propozimet që duhet t’i dërgojnë kryesisë për të zgjedhurit e tyre lokale. Nga ana tjetër, është fakt se vetë PS-ja kontrollon bashkitë më të mëdha në shumicën dërrmuese të qarqeve dhe pavarësisht deklaratave të Edi Ramës të zgjedhurit e saj në këto bashki, por dhe komuna, duket se nuk do ta dorëzojnë mandatin pa një përballje me ose pa mbështetjen e partisë. Kjo dihet fare mirë në qendër dhe pavarësisht deklaratave zyrtare së shpejti pritet të rinisë procesi i përzgjedhjes si dhe marrja e takimeve me bazën. Ka zëra në PS që shprehen se ky proces edhe tani është i vonuar, po të kemi parasysh faktin se në këto zgjedhje do të garohet pa ish-aleaten e tyre LSI-në. Të njëjtat zëra shprehen se për të ruajtur pozicionet së pari nuk duhet të lejohet një rrjedhje votash drejt kësaj force, ku mësohet se në qytetet ku LSI-ja ka mbështetjen më të madhe të përdoret videoja Meta–Prifti për fushatë elektorale. Gjithsesi, pritet të shihet situata në vazhdim, që PS-ja të vërë në punë makinerinë zgjedhore, si forca e dytë më e madhe në vend, por deri atëherë duket se PD-ja do ta fillojë e vetme këtë fushatë
Garancia e kryeministrit
Shqiptarët do të votojnë si qytetarë evropiane më 8 maj
Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të PD-së ka garantuar shqiptarët se më 8 maj do të votojnë të lirë dhe vullneti i tyre do të lexohet në çdo votë. Sipas tij, ishte zhvillimi i zgjedhjeve të lira të qershorit 2009 që bëri të mundur liberalizimin e vizave. “Ne shkojmë në zgjedhjet e 8 majit me një vendosmëri të plotë për t’u dhënë shqiptarëve të gjitha mundësitë që të shprehin vullnetin e tyre njëlloj si qytetarët europianë. Vota e lirë është faktuar si promotori i vërtetë përcaktues i të gjitha arritjeve tona. Votuam të lirë në zgjedhjet e qershorit 2009, ndaj Shqipëria realizoi arritjen madhore historike: atë të heqjes së vizave. Dëshmuam në mënyrë të kristaltë në vitin 2007 se qeveria e Partisë Demokratike dhe e koalicionit të saj ishte fund e krye e përcaktuar për vullnetin e lirë të shqiptarëve. Ai raport me shumë mangësi dhe të meta, po ai raport konstaton se ato ishin teknike dhe se qeveria nuk pati asnjë tendencë dhe ndërhyrje për të ndryshuar rezultatin, as manipuluar zgjedhjet. Pra, ky është qëndrimi ynë ndaj zgjedhjeve të 8 majit, por dua t’u garantoj se ishte vota e lirë dhe vetëm vota e lirë ajo që bëri pluhur ëndrrën puçiste të kreut të Partisë Socialiste dhe një grupi puçistësh rreth tij, që kishin parë ëndrrat e mandateve duke rrënuar fitoren legjitime të kësaj mazhorance, duke përmbysur këtë mazhorancë. Vota e lirë ishte më e fortë se çdo bombë molotov, vota e lirë ishte më e fortë se të gjitha bandat dhe kriminelët të mbledhur rreth puçistëve. Vota e lirë ishte më e fortë se të gjitha intrigat e ulëta, me të cilat kishin vendosur të përmbysnin pushtetin legjitim të mazhorancës së Partisë Demokratike”, - tha Berisha
Akuzat ndaj institucioneve
Berisha: Institucionet janë shtyllat e shtetit, problem ata që i drejtojnë
Gjatë fjalës së tij kryeministri, njëkohësisht dhe kryetari i PD-së, ka sqaruar dhe pozicionin e qeverisë në lidhje me institucionet e kritikuara pas 21 janarit. Sipas Berishës, nuk duhet të ngatërrohen institucionet, që janë ngritur me mund nga shqiptarët në 20 vjet, me personat që i drejtojnë ato. Në qendër të kritikave kanë qenë Prokuroria, SHISH-i dhe Presidenca. “Situata natyrisht që është e ndërlikuar, puçistët bëjnë gjithçka për të bllokuar procesin e drejtësisë. Ne jemi përcaktuar qartësisht për një zgjidhje brenda institucioneve të puçit, dhe kjo jo se ne nuk disponojmë të dhëna të plota se ku u mor vendimet për puçin, se kush ishte në këtë vendimmarrje, se cilat ishin detyrat e puçistëve, se cili ishte qëllimi i tyre më 21 janar, se cili është qëllimi i tyre sot dhe në vazhdim, por ne nuk konfondojmë dhe nuk do të konfondojmë dhe nuk do të na imponojnë dot të konfondojmë individët puçistë me institucionet demokratike të këtij vendi. Absolutisht jo, ato janë një pasuri e madhe, e krijuar me mundim të madh, me përkushtim dhe ndershmëri nga qytetarët shqiptarë në këta 20 vjet. Ato janë shtyllat e shteti demokratik, këtu qëndron dhe forca jonë. Forca jonë qëndron në institucionet e këtij vendi, nuk konfondojmë dhe nuk do të konfondojmë në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast institucionin me personin, por për transparencë duhet t’u them shqiptarëve se në çdo vend të lirë të botës, kur një aventurier rrethon Këshillin e Ministrave të atij vendi për 5 orë dhe dështon, është drejtësia ajo që flet, ndërsa qeveria vazhdon axhendën, ky është rregulli i botës së lirë. Në rastin konkret, institucioni i akuzës dëshmoi se nuk kishte vullnetin, ndaj dhe u bë e domosdoshme kërkesa për hetues, për prokurorë nga vendet mike. U shpreh besim i plotë për këtë proces, sërish ekziston besim i plotë dhe dua t’u informoj ju dhe qytetarët shqiptarë se çdo ditë shokët dhe shoqet e bulevardit (kështu po i quaj) po bëjnë gjithçka për të bllokuar këtë proces. Pse e bënë këtë? Sepse kanë tmerr dhe frikë nga vetja e tyre, kanë tmerr dhe frikë nga vepra e tyre, kjo është e vërteta, por ata që përpiqen të bllokojnë një proces për të cilin kërkon çdo shqiptarë dhe e kërkojnë të gjithë miqtë e Shqipërisë, partnerët e saj, ata vetëm sa provojnë se cili ka qenë roli i tyre më 21 janar, por nuk do të mund ta ndalojnë. Në këtë proces dhe në këto zhvillime preokupimi për Shqipërinë ka qenë botëror”, - tha Berisha.