Idrizi-Muhedini: Bashkohemi për kauzën tonë
07/02/2011 Festohet 20-vjetori i shoqatës “Çamëria”. Shkrihen në një PDU dhe PDI
Zgjedhjet e ardhshme vendore, deklaratat e fundit të Nikolas Gejxhit si dhe ato të konsullit grek në Korçë, Theodhorus Ikonomu për helenizimin e Korçës, kanë sjellë vendimin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet dhe të Partisë për Drejtësi dhe Intergrim që të bashkohen në një të vetme, me qëllim bashkimin e forcave për të kontribuar në çështjen çame. Në 20-vjetorin e shoqatës “Çamëria” kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deklaroi se këto ditë do të zyrtarizohet bashkimi në një i dy partive që u ndanë para një viti e gjysmë. Ikonomu dy ditë më parë deklaroi në 20-vjetorin e themelimit të shoqatës “OMONIA” në Korçë se ky qytet është Vorio-Epir dhe se në Korçë ka grekë, të cilët nuk duhet t’i tremben regjistrimit të popullsisë. Ndërsa Gejxh në fshatin minoritar Sofratikë i bëri thirrje monoritetit grek në Shqipëri të bëjnë shumë kujdes me zgjedhjet lokale dhe procesin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnie dhe përkatësie fetare.
Bashkimi PDU–PDI
“Këto ditë ne presim të bashkohemi me vëllezërit tanë të PDI-së dhe do të kemi një parti të vetme. Një parti e vetme, që do të ngrihet mbi një bazament të fortë e solid mbi gjithçka që shoqata ‘Çamëria’ ka bërë, mbi shumë çka që PDI-ja ka bërë si partia e parë që kishte në themel të programit të saj çështjen çame, mbi shumë çka që PDU-ja ka bërë në pak më shumë se një vit. Unë dhe Tahir Muhedini e dëgjuam thirrjen e amanetit të të parëve, e ndiejmë të fortë peshën e përgjegjësisë për të punuar së bashku për çështjen çame. Ju ftoj të gjithëve që sot më shumë se kurrë të punojmë të gjithë bashkë, sepse sot është ora e Çamërisë, ora e shqiptarëve”, - deklaroi Idrizi në fjalën e tij. Duke folur për çështjen çame, Idrizi tha se do të përgatisë për Kuvendin një rezolutë, e cila të miratohet nga parlamentarët shqiptarë. “Ne kemi ngritur degë atje ku ju s’mund ta imagjinoni, nga Jugu në Veriun e largët, në Has, në Kukës, në Shkodër. Ne e kemi çuar mesazhin çam në SHBA, në Kongresin dhe Senatin Amerikan, në Këshillin e Evropës, në kancelaritë e vendeve më të rëndësishme, ne nuk lejojmë që Parlamenti shqiptar të heshtë, dhe ai do të flasë nëpërmjet një rezolute për Çamërinë. Kjo rezolutë do të jetë vija e sjelljes e çdo qeverie shqiptare në marrëdhëniet me Greqinë. Ne do ta përkryejmë rezolutën dhe nuk do të jetë nevoja që ju të protestoni dhe të përgjakeni me policinë në hyrje të Parlamentit! Djemtë e Çamërisë, unë bashkë me Dashin dhe plot miq të tjerë parlamentarë do ta miratojmë atë”, - tha kreu i PDU-së.
Kundërpërgjigjja
Në fjalën e tij Idrizi iu drejtua edhe grekoamerikanit Gejxh lidhur me deklaratat e këtij të fundit pak ditë më parë në Sofratikë, duke e krahasuar atë me Dik Martin. “Ta afirmojmë të vërtetën tonë, që Gejxhi dhe ata që i vijnë pas kujtojnë se ka vdekur. Askush nuk i ka thënë këtij njeriu se ai do të vdesë me mentalitetin e kriminelit, që kthehet herë pas here në vendin e krimit. Ky njeri me mentalitetin e paraardhësve të vet kriminelë, vjen dhe na provokon sot në tokën tonë. Faktet flasin qartë, por Gaxojanis nuk mund t’i shohë ato. Ai luan të njëjtin rol me Dik Martin, që fajëson viktimën për krimin e fajtorit “të pafajshëm”. Deklaratat e bëra në zemër të minoritetit grek janë fyese”, - deklaroi Idrizi.
“Nderi i Çamërisë“
Gjatë aktivitetit për 20-vjetorin e shoqatës “Çamëria”, ku morën pjesa qindra anëtarë të shoqatës në Muzeun Historik Kombëtar, u nderuan me titullin “Nderi i Çamërisë” historianët Beqir Meta, Pëllumb Xhufi dhe Kaliopi Naska, për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Deklarata e Geixh
“Zgjedhjet lokale dhe regjistrimi i pritshëm i popullsisë, janë çështje që duhet të shqetësojnë së afërmi të gjithë minoritetin. Çdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu siç ndihet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi të jetë i drejtë.”
Thirrja drejtuar Gejxhit
“I bëj thirrje Nikola Gaxojanit të shkojë sot në Markat, kur festohet përvjetori i themelimit të batalionit ‘Çamëria’, pjesë e Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Nëse nuk shkon dot i errësuar e ngecur nga makthi i fantazmës se Vorio-Epirit, atëherë le të konsultohet me arkivat greke për batalionin IV “Ali Demi” të ELAS-it grek, që përmbante 800 çamë në radhët e saj e që luftuan përkrah grekëve në luftën për çlirimin nga nazizmi.”
Thirrja drejtuar politikës
“Unë i bëj thirrje gjithë politikës shqiptare të mos lejojë që ky vend të bjerë më gjunjë. Hiena si Nikolas Gaxojanis apo dhe e Dik Marti do të përballen me gjithë shqiptarët, se ky vend ka zot, ka bijtë e vet. Ky vend ka parë e provuar vështirësi të papara gjatë historisë së tij, e megjithatë ka mbijetuar, sepse jeton në vendin e vet, në trojet që Zoti u ka dhënë shqiptarëve, ndaj liliputë të tillë duken thjesht qesharakë.”
Thirrja drejtuar qytetarëve
“Kemi hyrë në një vit zgjedhor. Megjithatë, vendi gjendet i përfshirë nga një konflikt i fortë partiak dhe ata që mbajnë të gjallë konfliktin e injorojnë interesin tonë kombëtar për një Shqipëri të fortë. Ne si parti e çamëve të Shqipërisë do të punojmë për një atdhe të fortë, por na duhet ndihma juaj. Vetëm kështu amaneti do të shkojë në vend. Unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të na mbështesin, mbështetja dhe vota juaj është amanet për ne.”