E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza kërkon burgim të përjetshëm për Gaxhain

Organi i akuzës kërkoi të hënën dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Gazmend Brakaj, i njohur si "Gaxhai", për një sërë episodesh të rënda kriminale, ndër to disa vrasje të ndodhura në vitin 1997 në Vlorë. Gjatë seancës së zhvilluar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, përfaqësuesi i Prokurorisë shpalli konkluzionet e hetimit të çështjes duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burg për jetë të të pandehurit Gazmend Brakaj. E njëjta masë, pra burgim të përjetshëm, është kërkuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për të pandehurit e tjerë të procesit, Armando Sulejmani, Sokol Sinomatin, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiun, të akuzuar si anëtarë të bandës së "Gaxhait". Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e "krijimit të bandave kriminale", "vrasjes për shkak të cilësive të veçanta", "vrasjes me paramendim", "vjedhje me dhunë" etj. Ndër krimet që, akuzohen se kanë kryer në bashkepunim të pandehurit e këtij procesi është vrasja e punonjësit të policisë, Viron Rrapaj para 12 vjetësh në Vlorë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›