Fier, policia sekuestron 118 kg drogë

Rreth 118 kilogramë drogë është sekuestruar sot nga forcat e policisë së Fierit. Sasia e drogës është e llojit kanabis sativa. Për këtë arsye, dy shtetas janë prangosur nga policia të akuzuar për trafikim dhe posedim të lëndëve narkotike. Mithat Velaj dhe Bajram Minaj janë arrestuar nga policia, pasi zotëronin sasinë e drogës. Gjithashtu, forcat blu kanë sekuestruar edhe një automatik tip “Kallashnikov”. Sipas hetimeve të para, droga kishte destinacion Greqinë. Policia tha se një pjesë e drogës ishte fshehur në tre bidona kauçuku brenda në një kasolle në territori e banesës së njërit prej të arrestuarve, kurse sasia tjetër ishte ambalazhuar në 5 thasë plasmasit të fshehura brenda në banesën e Bajram Minajt.
...