Prokuroria kërkon një vit burg për Bollanon

Në Gjykatën e Vlorës është zhvilluar sot gjyqi në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i cili nuk ka qenë i pranishëm, ashtu sikurse në të gjitha seancat e tjera. Kjo ka bërë që prokuroria të hidhet në protestë. Organi i akuzës, ka kërkuar 1 vit burg dhe 5 milionë lekë gjobë, për kryebashkiakun Bollano. Ai akuzohen për shpërdorim detyre, i cili ka vendosur në mënyrë të jashtëligjshme të ndryshojë gjuhën e tabelave në disa zona të Gjirokastrës. Vasil Bollano, akuzohet për shpërdorim e detyrës, sipas nenit 248 të Kodit Penal. Shkak për këtë u bënë urdhërat të lëshuar nga Bollano në tetor të 2007 për heqjen e sinjalistikës vertikale në aksin rrugor Qeparo-Llogora. Nga akt ekserptiza ky veprim i solli shtetit një dëm prej 2.1 milionë lekësh.
...