E Diel, 1 Nëntor 2026

Raundi 3, formular per vendet bosh

Nese vendet bosh nuk do te plotesohen edhe gjate procesit te regjistrimit perfundimtar, pritet qe te shpallet nje formular tjeter me qellim rishperndarjen e kuotave. Lajmin e bejne te ditur burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences te cilat shprehen se gjithcka do te varet nga numri i kuotave qe do te mbeten te pa realizuara. Nese numri i tyre do te jete i paperfillshem, atehere nuk pritet te ndermerret ndonje veprim. Ne te kunderten, nese do te mbeten ende shume kuota bosh, atehere Ministria e Arsimit do te pergatise nje "strategji" qe do te ndihmoje ne rishperndarjen e kuotave, sipas parimit Merite-Preference.

Raundi 3

Nje Minimature Shteterore do te behet gati per te gjithe kandidatet qe nuk kane mundur te fitojne njeren prej 10 degeve te zgjedhura ne formularin A2, i plotesuar ne qershor te ketij viti, gjithnje nese mbeten shume kuota te pa realizuara. Mekanizmi qe do te zgjidhe menyren e fituesve do te jete pikerisht nje "aneks i formularit A2". Sipas burimeve nga specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, ky aneks do te permbaje jo me 200 dege qe gjenden gjithsej ne te gjitha universitetet publike te vendit. "Aneksi do te permbaje vetem ato dege ku ka kuota te paplotesuara", thote specialistet. Aneksi i Formularit A2 eshte pare si metoda me e mire per rishperndarjen e fituesve sidomos neper rrethe. Specialistet e Arsimit bejne me dije se shkaku pse do te aplikohet me ane te nje aneksi te formularit A2 eshte se perseri do te kemi nje perzgjedhje te degeve nga fituesit, te cilet sigurisht qe duhet te kene nje numer te larte pikesh. Te pakten piket do te jene kriteri kryesor per perzgjedhjen e atyre kandidateve qe do te rezultojne jo fitues pas perfundimit te afateve per regjistrimin perfundimtar, pra pas dates 3.

Struktura

"Strategjia" per plotesimin e kuotave te parealizuara per maturante qe nuk kane arritur te fitojne ne asnje dege, eshte bere gati, ne menyre qe, si do qe te shkojne regjistrimet perfundimtare, specialistet te mos gjenden te papergatitur me situaten. Duke marre parasysh edhe eksperiencen e vitit te kaluar, ne te cilin u veprua pothuaj ne te njejten menyre, po behet gati edhe struktura e formularit te ri. Keshtu, sipas specialisteve, mendohet qe ne "aneks" te kete nje vend te posacem per plotesimin e gjeneraliteteve te secilit kandidat qe eshte shpallur jo fitues. Me pas, ne nje liste te gjate do te jene te renditura te gjitha deget ku ka kuota te paplotesuara. Maturantet do te bejne nje kerkese me ane te ketij aneksi formulari dhe do te rrethojne degen qe kerkojne (nga ato qe kane mbetur). Nese do te kene piket e mjaftueshme, do te fitojne. Kriteri kryesor edhe kesaj here do te jete numri i pikeve, ndersa edhe preferenca nuk do te lihet menjane. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkences me se shumti ka vende bosh ne deget qe maturantet i kane kerkuar me pak. Megjithate nese nuk duan qe te humbasin nje vit akademik kot, ata mund te aplikojne.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›