E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza midis Ruçit dhe Topallit për vrasjet komuniste

 Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, akuzoi direkt Ruçin se është i përfshirë në vrasjen e të rinjve në fillim të viteve ’90, teksa ishte në krye të Ministrisë së Brendshme.

Debati nisi teksa po diskutohej për kthimin e pronave, që për të djathtën, batërdinë e bëri komunizmi. "Kërkoni së pari të falur që keni nxjerrë nga shtëpia me mijëra shqiptarë, është shumë e rëndë që ju flisni për ish-pronarët. T’ju dëgjosh juve sot është si të dëgjosh Rucin kur flet për të persekutuari. Ai ishit ju ministri i fundit i Brendshëm i diktaturës apo nuk ishit?”, tha Topalli.

Pas kësaj, reagoi kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi, i cili theksoi se nuk kishte qenë ministër në atë, por më pas, ndërsa akuzat i konsideroi trillime. “Unë kam qenë ministër i Brendshëm dy muaj pasi ishte vendosur pluralizmi në Shqipëri. Kam qenë ministër në kohën e tranzicionit, kam dhënë 1500 firma për të liruar të përndjekurit. Po ju them se megjithëse u përmbys një sistem nuk u vra asnjë njeri, kurse ju e dini vetë cu bë në 1997. Për herë të parë vendi pati zgjedhje të lira edhe Ramiz Alia humbi në Tiranë, kurse ju dini vetëm të vidhni vota”, tha Ruçi.

Zonja Topalli iu kundërpërgjigj sërish: “Ju vratë 4 të rinj dhe i zvarritët në rrugët e qytetit tim. T'i zoti Ruci je krenar se solle trupat e fëmijëve të vdekur nëpër rrugë… Ishte koha kur Sali Berisha ju rrëzoi”. “Zonjë mos luaj më fatkeqësinë e 4 fëmijëve. S’ka ndodhur asnjë situatë e tillë kur kam qënë në atë detyrë”, tha nga ana e tij Ruçi. /Start/

                                                                                             2012-03-15 13:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›