Tiranë, arrestohet grupi i hajdutëve
Policia ka arrestuar Adriatik dhe Petrit Gjanën 19 dhe 21 vjeç, vëllezër dhe Arben Sulën 27 vjeç. Ata dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, Ilirian dhe Ndriçim Bracaj, vëllezër kanë hyrë në ambientet e një pike inertesh dhe kanë vjedhur një transformator elektrik.
Në momentin e arrestimit Sulës i është gjetur dhe një automatik. Këtë persona dyshohet se vepronin në grup dhe se kanë kryer edhe vjedhje të tjera me armë dhe dhunë. /D.B/