E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci Rama te jete bashkepunues per reformat e integrimit

Ministri i Turizmit Aldo Bumçi gjatë një interviste në studion e ABC News është ndalur në ecurinë e procesit të reformës zgjedhore dhe zgjedhjes së presidentit të ri.
Bumçi është shprehur se ka përparime për reformën zgjedhore, ndërsa ka kërkuar nga shefi i opozitës Edi Rama që të bëjë një sjellje normale politike dhe të jetë më bashkëpunues për reformat e integrimit të vendit, pasi duhet vullnet politik për zbatimin 12 rekomandimeve.
Ndërkaq përsa përket zgjedhjes së presidentit ai është shprehur se presidenti i ri duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës, ndërsa e ka cilësuar të gabuar votën e presidentit Topi për Ramën. Gjithashtu ai e ka bërë përgjegjës presidentin aktual edhe për ngjarjet e 21 janarit duke thënë se “Topi i dha bekimin e heshtur ngjarjeve te 21 janarit”.

Bumçi: Financime në zonat turistike problematike
Ministri Bumçi ka folur për përgatitjet e institucionit që ai drejton për turizmin në Shqipëri në prag të sezonit turistik, për të cilat është shprehur se çdo gjë është më mirë se një vit më parë. Ministri është ndalur kryesisht në zonat turistike më problematike siç është Shkëmbi i Kavajës, e cila sipas tij ka pasur një zhvillim marramendës, por kohët e fundit ka pësuar një zbehej të turistëve për shkak të bumit të ndërtime, për të cilat Bumçi ka theksuar se do të ketë frenim të tyre dhe do të kryhen investime të shumta përsa i përket rregullimit të sistemit të kanalizimeve.
“Investimet e bizneseve nuk kanë më atë vlerë që kanë pasur më përpara në aksin prej 3 kilometrash Plepa-Shkëmbi i Kavajës, pasi ka dy ndotës të mëdhenj në këtë zonë: ujërat e zeza të pallateve dhe ndotja që vjen nga kanali Shkallnuer-Plepa. Ka një faturë financiare për disa projekte për të investuar në këtë zonë në sistemin e kanalizimeve”- ka deklaruar ministri.
Më tej ai ka vijuar se një projekt shumë i rëndësishëm është bërja e planit urbanistik, ndërsa ka shtuar se me këtë investim të ri kjo zonë do të kthehet sërish në një zonë tërheqëse për turistët
“Infrastruktura, ndriçimi, rrugët e ngushta, trajtimi i ujërave të zeza e kthejnë në një zonë të parametrave të pranueshëm. Ky është një projekt pilot që mund të kryhet edhe në zona të tjera, ndërkohë që dis projekte mund të kryhen edhe nga Bashkia, ndërsa projektet me të mëdha si Shkallnuer -Plepa mund të kryhet shumë mirë me fonde private të dhëna me koncension” është shprehur Bumçi

Bumçi: Muzetë gjenerator të zhvillimit ekonomik
Ministri i Turizmit i ka cilësuar muzetë si thithës shumë të mirë të turistëve në vend, pasi sipas tij ata janë tempujt të kujtesës kombëtare dhe gjeneratorë të zhvillimit ekonomik. Duke u ndalur në gjendjen e muzeve në vendin tonë Bumçi është shprehur se Shqipëria dhe qytetet tona kanë shumë nevojë për muze, në një kohë kur disa muze kanë degraduar në mirëmbajtje.
“Ne kemi tashmë një hartë të muzeve të sipërfaqeve. Kemi bërë një inventar të sipërfaqes, së fondit që ata kanë”- ka thën Bumçi.
Gjithashtu ai ka thkesuar se të gjitha rrënojat e diktaturës duhet t’i vëmë në shërbim të turizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›