E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Britania i dënuari për vrasje

Vullnet Mucelli, 41-vjeç, lindur në Përmet, u ekstradua pasi është dënuar me 25 vite burg. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka shpallur atë fajtor për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Shtetasi Vullnet Mucelli është deklaruar fajtor, pasi më datë 13.06.1997, në Tiranë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Adriatik Zotaj. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /Start/

                                                                                             2012-03-15 14:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›