E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës,zhduket 38 vjeçarja.Njolla gjaku në banesë

KUKËS- Një grua rreth moshës 38 vjec  zhduket ne rrethana te mistershme.

Ngjarja ka ndodhur në Kukës, ne lagjen numer 5 te qytetit  dhe është denoncuar në polici nga vajza e gruas.

Sipas të dhënave të para, gruaja është identifikuar si Fllanxa Rexhmati, nënë e tre fëmijëve.

Vajza ka treguar ne polici se kur eshte kthyer nga shkolla nuk ka gjetur te emen ne banese, nderkohe qe neper shtepi janë gjetur shenja gjaku dhe dyshohet se në banesë mungon dhe një sasi parash, rreth 3 mln leke te vjetra.

Policia ka nisur kërkimet për gruan dhe hetimet për ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›