E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza ndaj kapitenit pas aksidentit te kryqezorit luksoz

Kapiteni i arrestuar i kryqezorit Costa Concordia akuzohet te jete fajtor per mbytjen e anijes ne afersi te brigjeve te Toskanes. Gjithashtu thuhet se ai eshte larguar nga anija perpara se te siguroheshin te gjithe pasagjeret.

Teresisht neglizhent

Prokuroria deklaroi se kapiteni eshte treguar teresisht neglizhent duke iu afruar me kryqezorin luksoz ishullit Giglio dhe duke u perplasur me nje shkemb qe i shkaktoi nje te care anijes. Si rrjedhoje kryqezori filloi te permbytej dhe brenda dy tre minutash nje sasi gjigante uji depertoi permes se cares rreth 70 deri ne 100 metra te gjate.

Aksidenti ndodhi direkt prane ishullit Giglio. Si pasoje e fatkeqesise gjeten vdekjen dy turiste franceze dhe nje anetar peruan i ekipazhit. Shume vete pesuan lendime. Shoqeria me seli ne Gjeneve Costa Crociere se ciles i perkiste kryqezori e cilesoi aksidentin si nje tragjedi shokuese dhe u shprehu ngushellimet te aferme te viktimave. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Te mbijetuar nga permbysja e Costa Concordia-s

Me shume se 24 ore pas havarise ekipet e shpetimit ia dolen qe gjate nates te nxjerrin nga anija dy te mbijetuar - nje cift i ri nga Koreja e Jugut. Te dy 29 vjecaret u gjeten ne kabinen e kryqezorit Costa Concordia njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ata ishin ne gjendje te mire njoftoi drejtuesi i ekipit te emergjences Vincenzo Bennardo. Polumbaret jane duke vazhduar kerkimet per te mbijetuar te tjere. Nderkohe qe kerkimi per rreth 40 vete qe konsiderohen te humbur po veshtiresohet gjithnje e me shume sepse anija rrezikon te zhytet plotesisht.

Si ne filmin Titaniku

Ne castin e aksidentit rreth ores 2145 te premten 13.01.2012 ne mbremje ne bordin e anijes ndodheshin gjithsej rreth 4200 vete pasagjeret dhe anetaret e ekipazhit. U degjua nje tronditje ne anije e pershkruan situaten Peter Honvehlmann nga Gjermania. Brenda nje kohe te shkurter anija u permbyt aq sa vazot rane nga tavolinat dhe gjithcka ndodhej neper banake ...te dukej si ne filminTitaniku. ...Anija gjithnje e me shume shtyhej drejt bregut. Puna per shpetimin ishte mjaft kaotike thote me tej 38 vjecari. Edhe pasagjere te tjere jane ankuar se ekipazhi dukej qe nuk ishte aspak i pergatitur per aksionin e shpetimit.

Me shume se 560 pasagjere gjermane te kryqezorit Costa Concordia jane kthyer nderkohe ne Gjermani. Ata mberriten te shtunen 14.01.2012 me avionet e Lufthanses ne Munih dhe ne Frankfurt mbi Main. Ne respketuam sferen private te pasagjereve duke iu pergjigjur kerkeses se tyre qe te kalonin pa u vene re ne aerport. Ata deshironin vetem te shkonin ne shtepi tha zedhenesi i Werner Claasen. Sipas tij si pasoje e fatkeqesise rreth dhjete pasagjere gjermane jane plagosur lehte.

Aksidenti numer 2 Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Costa Concordia

Costa Concordia - nje hotel lundrues me disa pishina kinema dhe nje diskoteke - lundronte nga Civitavecchia e Rome drejt Savones. Si stacione te tjera te turit ishin planifikuar Marseja Barcelona Palma de Majorka Kaljari dhe Palermo. Anija e ndertuar ne vitet 2004 - 2005 ne vleren 450 milione euro menaxhohet prej filialit te koncernit te kryqezoreve Carnival. Kjo sipermarrje e SHBA-se konsiderohet si nje nder gjigantet e kesaj dege dhe nder te tjera posedon edhe kryesuesen gjermane te tregut Aida. Kjo nuk eshte havaria e pare me Costa Concordia. Ne vitin 2008 anija u perplas me digen mbrojtese gjate futjes ne portin e Palermos per shkak te nje stuhie te forte.

Autor Christian Walz / V.Filaj-Ballvora afp dpa

Redaktoi A. Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›