Akuza ndaj ndërprerjes së dritave, policia:Përgjegjësit, shpërdorim detyre
Ekspertë të sektorit kundër krimit financiar ekspertë të KESH si dhe të komisariatit numër një në Tiranë kanë qenë sërish ditën e enjte në gabinën elektrike të stadiumit "Qemal Stafa" për të riparë edhe një herë transformatorin i cili shkaktoi edhe ndërprerjen e energjisë elektrikë për 90 minuta gjatë ndeshjes Gramozi- Real Madrid. Ekspertët pohojnë se janë duke u bërë të gjitha matjet e nevojshme për të nxjerrë më pas konkluzionin nëse gjithçka ishte difekt teknik, pra djegia e transformatorit apo ishte e qëllimshme. Sipas burimeve nga drejtoria e Policisë së Tiranës mësohet se akuza që do të mund të mbajnë përgjegjësit e këtij skandali është ajo e shpërdorimit të detyrës. Sipas burimeve drejtues dhe si dhe punonjës të stadiumit duhet të kryenin detyrën e tyre për mbarëvajtjen e ndeshjes duke mos krijuar asnjë incident të vogël. Ndërkohë dosja që tashmë mban emrin e ndeshjes gramozi real madrid veç të dëhsmive të punonjësve të stadiumit si dhe të OSSH ka edhe një ekspertizë të hollësishme të gabinës elektrike nga ku u shkaktua edhe ndërprerja e energjise elektrike. Më pas kjo dosje do të shkojë në prokurorinë e Tiranës e cila do të hetojë deri në fund këtë skandal.