E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, policia e Tiranës jep 650 mijë lëkë për banorët

Punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ndërmorën nismën e dhurimit të një shume parash, për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve të përmbytur në qarkun e Shkodrës.
Kontributi i dhënë në ndihmë të qytetarëve nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë shkon në shumën e 650.000 lekësh, ndihmesë e cila do t'i shërbejë sado pak familjeve, për eleminimin e dëmëve të pësuara.
Punonjësve të Policisë së Tiranës, në këtë donacion, ju bashkuan edhe shumë organizatave, shoqata dhe biznese të ndryshme, me synim për t'ju ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura. Fondi i dhuruar në ndihmë të tyre, do të shkrihen në fondin e posaçëm të Emergjencave Civile për Qarkun e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›