E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët e OSBE/ODIHR sytë nga komisioni për reformën zgjedhore

Josefina Topalli, kryetare e Kuvendit është takuar sot me dy ekspertë të OSBE.ODIHR të cilët ndodhen në vendin tonë për të ofruar kontribut në reformën zgjedhore. Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin, do të vëzhgëojnë nga afër punë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Komisioni parlamentar i cili u ngrit me konsensusit PD-PS parashikon që të përfundojë reformën në mars të këtij vitit por deri tani është shënuar pak progres.

Topalli është shprehur se opinioni i përbashkët i ODIHR-it dhe  Komisionit të Venecias përbën një dokument ligjor profesional i cili shërben si plan pune në zbatimin e 53 rekomandimeve për zgjedhjet, të cilat janë çështje standardi dhe jo çështje partiake.

Nuk dihet se sa seriozisht do ti marrin dy partitë kryesore vërejtjet e OSBE/ODIHRT-it apo Komisionit të Venecias, pasi vullneti i njëjtë u shpreh edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 29 qershorit por në fakt nuk pati asnjë reformë zgjedhore.

Nga ana e tyre ekspertët e ODIHR thanë se janë maksimalisht të gatshëm për të asistuar në reformën zgjedhore në mënyrë që ajo të përfundojë në kohën e duhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›