Akuza për drejtorin

Katër ish-menaxherët e lartë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përmes një letre u janë drejtuar krerëve më të larët të institucioneve të Kosovës duke i njoftuar ata me keqpërdorimet dhe shkeljet e ligjit që bëhen në spitalin më të madh në vend.
Përmes një letre tri faqesh dërguar Fatmir Sejdiut, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit Bujar Bukoshit, Ombudepersonit dhe Njësisë për Krime Ekonomike në polici, ish-menaxherët thonë se drejtori i QKU’së dhe zëvendësi i tij dyshohet se janë të përfshirë në afera korruptive.
“Me çdo kusht përpiqet që tenderët t`u jepen operatorëve ekonomikë që janë të afërm të tij. Rasti konkret ka të bëjë me tenderin për shitjen e mbeturinave metalike”, thonë në letrën e tyre Islam Krasniqi, Gazmend Rushiti, Skënder Shabani dhe Musa Vitia
Këta ish-menaxherë, pozitat e të cilëve u janë ulur nga Komisioni Disiplinor i QKU-së, kanë treguar po ashtu se tenderi për riparimin e CT në vlerë prej 260 mijë eurosh ka qenë një burimor gjë që është në kundërshtim me procedurat e Ligjit të prokurimit.
“Lidhja e kontratës për riparimin e CT-ve të vjetra më shumë se 15 vjet, totalisht të amortizuara, të dala jashtë përdorimit e që lidh kontratë prej 260 mijë eurosh pa kurrfarë analize dhe arsyeshmërie ekonomike, e çka është më e keqja, kontraktori nuk ka përfaqësi në Kosovë, me ç’rast është bërë edhe evazion fiskal duke shmangur pagesën për TVSH”, thonë këta menaxherë në letrën e tyre.
Ata sqarojnë se ndaj menaxherit të prokurimit ka pasur presion të vazhdueshëm për nënshkrimin e kësaj kontrate, por që sipas tyre, ai është dashur të marrë pushim vetëm e vetëm për të mos e nënshkruar kontratën.
“Kjo fare nuk e ka penguar drejtorin Ali Sadriu që të lidhë kësi lloj kontrate duke caktuar ushtrues detyre të menaxherit të prokurimit. E, menaxheri i prokurimit që ka refuzuar nënshkrimin në kontratën për riparimin e CT-ve thirret në Komision disiplinor dhe shkarkohet nga detyra”, thonë këta zyrtar të Qendrës Klinike Universitare.
Sipas tyre, drejtori ekzekutiv dhe zëvendësi i tij vazhdimisht bëjnë presion që operatorët aktualë ekonomikë të futen në listat e zeza në mënyrë që herëve të tjera mos të mund të konkurrojnë. Kjo sipas tyre bëhet që operatorët ekonomikë në tenderët e ardhshëm të zgjidhen sipas dëshirës së drejtorit.
“Bën presion të vazhdueshëm te personeli i shërbimeve teknike dhe prokurimit që çdo tender të shpallet ekonomikisht më i favorshëm, ndërkohë ndryshon kriteret për vlerësimin e tenderëve si ia do qejfi, në mënyrë që tenderi t’i jepet ndonjë operatori të afërm të tij. Rasti i fundit ka të bëjë me tenderin për sigurimin fizik të objektit të QKU-së”, thuhet në letrën e katër ish-menaxherëve.
Ish-menaxherët kanë përmendur raste konkrete kur një tender anulohet nëse fituesi nuk është i dëshiruari i drejtorit të QKU`së.
“Rasti me tenderin e furnizimit me oksigjen, i cili është anuluar për të pestën herë, e për të cilin është i interesuar që ta fitojë një firmë nga Ferizaj, konkretisht firma Termo, e cila merret me instalimin e nxehjes qendrore dhe nuk ka as edhe licencë për këtë veprimtari mjaft të ndjeshme“, thuhet në letrën e ish-menaxherëve.