E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza për korrupsion pasiv, lihet në burg drejtori i INUK në Durrës

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në ‘burg’ deri në përfundim të hetimeve drejtorin rajonal të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Skënder Koni, ndërsa ka vendosur në ‘arrest shtëpie’ agjenten e pasurive të paluajtshme Elsa Zoto.

Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë të dy të akuzuarit kanë qenë të pranishëm në sallë. Avokati mbrojtës i kreut të INUK-UT Skënder Koni, ka kërkuar nga gjykata detyrim paraqitjeje, më pretendimin e moshës së klientit të tij 65 vjeç, mosrrezikshmërinë shoqërore dhe pretendimin se Koni është i sëmurë rëndë dhe me raport mjekësor.

Prokurori i çështjes Afrim Shehi për të dy të akuzuarit kërkoi 'arrest me burg', ndërsa gjykatësi i çështjes Astrit Faqolli vendosi burg pa afat për Konin, e ‘arrest shtëpie’ për Zoton. Ata akuzohen për korrupsion pasiv, e ushtrim të ndikimit të paligjshëm të funksioneve publike.

Në bazë të punës hetimore që policia dhe Prokuroria në një periudhë 5 mujore, dyshohet se shtetasit në fjalë, ne bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërkuar dhe marre përfitime të paligjshme për të regjistruar dhe legalizuar prona të disa banorëve të vendosur në një truall me sipërfaqe 3253 m 2.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›