E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragfushata, në Shkodër nis ndarja e këstit I të dëmshpërblimeve për përmbytjet 2011

SHKODËR- Prag zgjedhjet e 2013-tës do sjellin dëmshpërblimet për banorët e përmbytur në vitin 2011.

2 miliardë lekë të vjetra janë akorduar nga qeveria shqiptare për 7571 familjet që përfitojnë pas verifikimit të dëmeve. Për kryetarin e Qarkut Maxhid Cungu, këto dëmshpërblime nuk kanë lidhje me fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet e 23 qershorit.

“Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 842, datë 06,12,2011, “Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarkun e Shkodrës” , 7 571 familje do të përfitojnë këstin e parë të dëmshpërblimit sipas listave bashkëngjitur vendimit”, theksoi Cungu.

Dëmshpërblimi sipas tij do të shpërndahet pranë zyrave të Postës Shqiptare në Bashkinë Shkodër dhe në komunat Bushat, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Rrethina, Kastrat, Gruemirë dhe Qendër Koplik, shpërndarje që do do të fillojë të kryehet duke filluar nga data 9 maj 2013.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pragfushata, në Shkodër nis ndarja e këstit I të dëmshpërblimeve për përmbytjet 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›