Akuza per tri vrasje burgim i perjetshem per Hamdi Haklajn

Gjykimi i shkurtuar e shpeton nga burgimi perjete denohet vetem me 25 vite burg. Vrau ne Tropoje vellezerit Guxim e Besim Demaj dhe Halil Hoxhen
Akuza te reja dhe nje tjeter vendim per denim me burgim perjete per Hamdi Haklaj i njohur si i forti i Tropojes dhe i denuar disa here nga drejtesia shqiptare per vrasje. Por kete radhe te pandehurin ne mungese e ka shpetuar kerkesa per tu gjykuar permes aplikimit te gjykimit te shkurtuar duke u denuar perfundimisht me 25 vite burg. Behet fjale per tre te vrare ne dy periudha te ndryshme vellezerit Guxim e Besim Demaj te vrare ne vitin 1993 ne Tyrben e Shkelzenit dhe pese vite me pas vrasja e Halil Hoxhes ne Bajram Curri. Krimi i pare rezulton per nje zenke banale por qe solli dy viktima ndersa tjetra per hasmeri mes fisit te Haklajve dhe fisit te Hoxhajve. Pas disa viteve seance me ne fund ka perfunduar procesi gjyqesor per Hamdi Haklajn te fundit djale te shtepise i mbetur gjalle duke e shpallur fajtor dhe denuar me burgim te perjetshem ne aplikim te gjykimit te shkurtuar me 25 vite burg. Konkretisht gjate paraqitjes se konkluzioneve para gjyqtarit Gerd Hoxha prokurori kerkoi denimin me Burgim te perjetshem per vrasjen e dy vellezerve Demaj dhe 4 vite burg per Armembajtje pa leje ndersa kerkoi 25 vite burg per vrasjen e Halil Hoxhes. Ne bashkim te denimeve kerkoi denimin perfundimtar me Burgim te perjetshem.
Vrasja e vellezerve Demaj
Me 7 gusht te vitit 1993 ne nje pelegrinazh ne vendin e quajtur Varri i Shkelzenit ne malin me te njejtin emer Hamdi Haklaj ka vrare vellezerit Guxim e Besim Demaj nga Shipshani i ketij rrethi. Vrasja kishte ndodhur pas nje grindjeje te Shkelqim Haklajt i vrare me vone dhe viktimes Besim Demaj. Dy viktimat Guxim e Besim Dema motra e tyre dhe tre djemte e xhaxhallareve kane qene duke ngrene dreke pas perfundimit te pelegrinazhit kur ka ndodhur grindja. Sipas deshmitareve Shkelqim Haklajt ishte afruar tek pjesetaret e familjes Demaj dhe i kishte shqetesuar ata. Besim Dema ka nderhyre dhe zeniet me fjale jane pasuar me perleshje fizike me Shkelqim Haklajn. Ne kete moment kane theksuar deshmitaret ka nderhyre Hamdi Haklaj duke qelluar me pistolete Besim Demen te cilin e ka lene te vdekur ne vend. Me pas ka qene vellai i Besimit Guximi qe ka tentuar te qelloje me gure Hamdi Haklajn por qe ky i fundit e ka pikasur dhe e ka qelluar per vdekje me pistolete. Te dy vellezerit Demaj gjeten vdekjen. Autori i kesaj vrasjeje Hamdi Haklaj eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke qendruar i fshehur ne male. Per kapjen e tij asokohe u angazhuan dhjetera forca speciale dhe helikoptere te policise shqiptare te cilet kane shkembyer zjarr me autorin e vrasjes Hamdi Haklaj por pa arritur qe ta kapin. Per kete krim te dyfishte prokurori i kerkoi gjykates denimin me burgim perjete dhe 4 vite burg per Armembajtje pa leje.
Vrasja e Halil Hoxhes
Ishte shkurt i vitit 1998 kur Hamdi Haklaj ve ne jete zbatimin e planit te tij per te vrare Halil Hoxhen. Vrasja ka ndodhur ne afersi te baneses se Hoxhes ne Bajram Curri. I pandehuri Hamdi Haklaj ka shkuar me automatik ne dore dhe e ka qelluar per vdekje shtetasin Halil Hoxha. Me pas Haklaj eshte larguar nga vendngjarja per te mos u kapur asnjehere per kete krim ndersa dyshohet qe ate dite ka shkuar ne vrasje i veshur me rroba ushtarake. Nga hetimet e organit te akuzes ne Tropoje e cila i ka sjelle per gjykim keto vrasje ne Gjykaten e Tiranes rezulton se shkak per vrasjen ka qene dyshimi se nje person nga fisi i Hoxhajve ka qene pjesemarres ne vrasjen e vellait te tij Shkelqim Haklaj. Per kete vrasje u kerkua nga prokurori denimi me 25 vite burg.