E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A1 lendet qe duhen zgjedhur sipas nivelit te notave

Niveli i notave te maturanteve nuk eshte kriteri i vetem qe mund tju beje fitues por zgjedhja ne baze te ketij niveli mund tju shtoje shanset

Perzgjedhja e lendeve me zgjedhje te Matures Shteterore nuk ka te beje vetem me deget qe kerkon kandidati qe te aplikoje dhe koeficientet qe ato kane. Me se shumti sipas specialisteve kerkohet nje kombinim me i qarte i te gjithe elementeve te mesiperm se bashku me nivelin e notave qe maturanti ka apo qe pret te kete gjate provimeve te Matures.

Ne kete menyre gjeja e pare qe duhet te bejne maturantet eshte qe te listojne te gjitha deget qe i kane dhene profilit te shkolles qe po mbarojne koeficiente maksimale. Zakonisht me perjashtim te shkollave profesionale ky listim ndahet ne dy kategori deget me profil shoqeror dhe ato me profil natyror. Ata qe perfundojne shkolla te mesme te pergjithshme profili i pergjithshem perfitojne me shume nga te gjithe pasi kane koeficiente maksimale ne te gjitha deget.

Hapi i dyte qe duhet ndjekur perpara se te perzgjidhen lendet me zgjedhje eshte listimi i degeve te preferuara nga maturanti jo vetem dhjete dege por te gjitha ato dege qe ai mendon se mund te aplikoje ne formularin A2. Pasi te kete perzgjedhur 20 apo 30 dege te ketij lloji mjafton qe ai te shohe lendet qe kane koeficiente maksimale ne keto dege perpara se te aplikoje.

Ne pergjithesi maturantet do te mbeten me nje grup prej dy tri ose kater lendesh me koeficiente maksimale qe jane me te shpeshta ne keto dege. E ne kete rast sipas specialisteve vjen dhe hapi i fundit ai i trete perpara perzgjedhjes se lendeve me zgjedhje. Ky hap quhet thjesht realist

Nga deget qe maturanti ka perzgjedhur ai duhet te beje nje llogaritje paraprake te notave qe mund te marre gjate kater provimeve te Matures se bashku me noten mesatare. Nje nxenes i dobet ose mesatar eshte e kote te aplikoje ne dege shume te kerkuara si Mjekesia apo Drejtesia ku nota per te fituar zakonisht eshte mbi 9.

Gjithashtu nje nxenes i dobet do ta kete shume here me te lehte te fitoje ne dege te papelqyera te universiteteve te rretheve apo edhe ne disa dege ne Tirane sesa ne deget e tjera te preferuara.

Ky hap qe shpesh neglizhohet duhet te jete me i rendesishmi. Nga deget e perzgjedhura paraprakisht maturantet duhet te llogarisin pak a shume ato dege ku jane te afte te fitojne dhe te perzgjedhin edhe nje ose dy dege mbi aftesite e tyre e po aq dege te lehta per tu fituar me qellim qe te sigurohen qe nuk mbeten pa shkolle.

Pas ketij hapi zgjedhja e lendeve me zgjedhje eshte shume me e lehte. Me nje armate prej 10 ose 15 lendesh ne dispozicion percaktimi i atyre lendeve me zgjedhje qe maturantet kane koeficiente maksimale ne te gjitha ose se paku ne shumicen derrmuese te degeve eshte mjaft me i lehte.

Nga lendet e mbetura nese jane me shume se dy atehere maturanti duhet te zgjedhe thjesht ato lende ne te cilat ndihet me i pergatitur. Kjo zgjedhje ndihmon qe maturantet te kene koeficiente maksimale ne te gjitha deget ku aplikojne e si pasoje deri ne 1200 pike te marra vetem prej koeficienteve si edhe perzgjedhje te degeve qe ai mund te fitoje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›