E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto - Inkiriwang Indonezia te njohe Kosoven

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje ambasadorin e Republikes se Indonezise ne Republiken e Shqiperise z. Immanuel Robert Inkiriwang rezident ne Sofje Bullgari me rastin e perfundimit te misionit te tij. Gjate takimit u vleresuan marredheniet e mira dhe miqesore qe ekzistojne mes dy vendeve tona dhe u shpreh vullneti per forcimin e bashkepunimit dypalesh nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve ne fushen ekonomike kulturore dhe konsullore me qellim nxitjen e shkembimeve tregtare investimeve zhvillimin e turizmit dhe shkembimeve kulturore. Gjithashtu u vleresua nevoja e intensifikimit te bashkepunimit edhe ne kuader te organizatave nderkombetare. Ne menyre te vecante ministri Haxhinasto kerkoi mbeshtetjen e njohjes se pavaresise se Kosoves si nje realitet i ri dhe faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon.Bashkebiseduesit vune ne dukje nevojen e vendosjes reciproke te Konsujve te Nderit si hapi i pare drejt mundesise se hapjes se perfaqesive diplomatike ne te ardhmen ne te dy vendet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›