Akuza per vjedhje e Kosta Barjabes, Akademia e Shkencave i ngrin titullin
Kryesia e Akademise se Shkencave, ka reaguar pas akuzave per vjedhje ne SHBA te Kosta Barjabes, duke vendosur te ngrije titujt e tij, si profesor i Asociuar i ASHSH-se. Permes nje njoftimi te shperndare per mediat, Akademia e Shkencave ben te ditur se vendimi mbeshtetet ne raportin e policise amerikane, qe e akuzon z. Barjaba, bashkeshorten dhe vajzen e tij, per vjedhje ne nje qender tregtare. “Kryesia e Akademise se Shkencave e Shqiperise mbeshtetur ne informacionin e marre nga mediat dhe Raporti i Departamentit te Policise se Paolo Alto-s, SHBA, duke e konsideruar te papranueshem, te turpshem dhe ne kundershtim me moralin akademik, aktin e kryer nga z.Kosta Barjaba, ne mbledhjen e saj te dates 5 janar 2013, vendosi te ngrije qenien e tij si Akademik i Asociuar i ASHSH.”- thuhet ne njoftimin e bere publik, nga Akademia e Shkencave. Kosta Barjaba eshte edhe Dekan i “Universitetit Mesdhetar” ne Tirane, universitet i cili drejtohet nga Anastas Angjeli, i cili eshte anetar i Asamblese Kombetare, dhe anetar i grupit te punes per programin politik.