E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpall listat e zgjedhesve, ku do te votohet Rozeta Rapushi

Publikohen listat e zgjedhesve, ne baze te te cilave do te votohet ne zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile nga 3 janari ka bere publike ekstraktin e listes kombetare te zgjedhesve ne versionin elektronik. Keshtu, cdo shtetas me te drejte vote, mjafton te klikoje ne faqen zyrtare te KQZ-se ne internet www.cec.org.al per te verifikuar nese emri i figuron ne liste si dhe me detaje te shohe se ku duhet te votoje perkatesisht. Sapo hyn ne faqen e internetit te komisionit, ne te djathte, KQZ ka vendosur nje ikone te titulluar “lista e zgjedhesve”. Mjafton vetem te klikosh ne te dhe lehtesisht kerkon me te dhenat perkatese per te pare nese eshte emri ne listen e zgjedhesve dhe se ku eshte qendra e votimit ku do te votohet. Ne faqen e re te hapur, pasi klikohet ne ikonen e “listes se zgjedhesve”, shpjegohen me detaje procedurat qe duhen ndjekur per te kryer nje kerkim korrekt. Sipas udhezimeve te kesaj faqeje, dy jane menyrat e kerkimit, ajo standarde dhe kerkimi i avancuar. Ne tabelen e kerkimit standard, mjafton te shkruhet emri, atesia dhe mbiemri per t’u shfaqur te dhenat e kerkuara. Nese me keto tre te dhena nuk ka rezultat, atehere mund te provohet edhe kerkimi i avancuar, ne te cilin shtohen detajet qe mund te perdoren per kerkimin si per shembull, viti i lindjes dhe njesia e qeverisjes vendore. Lista e publikuar, eshte vetem ekstrakti paraprak i listes zgjedhore dhe forcat politike kane 20 dite kohe per te konstatuar dublimet e mundshme dhe realizojne pastrimin e tyre. Lista do te shihet ne nivel lokal dhe do te kontrollohet cdo 30 dite per parregullsi dhe ankesa te mundshme. Ky dokument gjenerohet nga regjistri kombetar i shtetasve dhe perditesohet nga nepunesit e gjendjes civile ne njesite e qeverisjes vendore. Bazuar ne Kodin e ri Zgjedhor, ekspertet e PS-se do te jene prane Drejtorise se Gjendjes Civile, per te monitoruar procesin e pastrimit te listave. Sipas Kodit Zgjedhor, lista e zgjedhesve hartohet per cdo zone qendre votimi dhe permban te gjithe zgjedhesit qe kane vendbanimin e regjistruar ne RKGJC ne ate zone qendre votimi. Perfshirja e zgjedhesit ne liste behet mbi bazen e kodit te vendbanimit. Nderkohe qe sipas ndryshimeve te bera ne Kodin Zgjedhor, nje zone qendre votimi ka jo me pak se 200 dhe jo me shume se 1000 zgjedhes me vendbanim ne territorin e saj.

Lista e zgjedhesve

Lista e zgjedhesve hartohet per cdo zone qendre votimi dhe permban te gjithe zgjedhesit qe kane vendbanimin e regjistruar ne RKGJC ne ate zone qendre votimi. Perfshirja e zgjedhesit ne liste behet mbi bazen e kodit te vendbanimit.

Nje zone qendre votimi ka jo me pak se 200 dhe jo me shume se 1000 zgjedhes me vendbanim ne territorin e saj.

Lista e zgjedhesve nxirret nga RKGJC-ja.

RKGJC-ja mundeson administrimin, perpunimin dhe perditesimin e perberesve zgjedhore, si dhe nxjerrjen e tyre ne cdo moment dhe ne perputhje me dispozitat e ketij Kodi.

Ndryshimi i perberesve te gjendjes civile qe jane perberes zgjedhore, ne perputhje me dispozitat e legjislacionit per gjendjen civile, kryhet automatikisht ne RKGJC.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›