E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza të ndërsjella PD – PS

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 12:22

Debati për Bashkinë e Tiranës po vazhdon. Kryetari i grupit tw socialistwve nw kuvend, Gramoz Ruçi, ka ofruar fakte që, sipas tij, dëshmojnë manipulim të shifrave nëpërmjet hedhjes së votave në kuti.

Kjo, sipas Ruçit, ka ndodhur në fund të procesit zgjedhor, duke sjellë për pasojë që në disa qendra numri i votave të jetë më i madh sesa numri i votuesve në atë qendër.

Ruçi ka thënë se bëhet fjalë për të paktën 357 vota më shumë sesa që ka zgjedhës në Tiranë.

“Komenti ynë për rezultatin e KQZ-së, me një vështrim empirik dhe me pak sekonda kuptohet lehtë se të legjitimosh vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të thotë të shtosh në numrin e votave për kryetar bashkie të Tiranës plot 357 vota më tepër sesa votues. Që në këtë moment kuptohet se rezultati është i manipuluar nga KQZ-ja pa asnjë lloj justifikimi”, ka thënë Ruçi.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Albana Mustafaraj.

“Ftoj qytetarët shqiptarë t’i shtrojnë vetëm një pyetje zotit Rama. Pse ju nuk i ngritët këto probleme në afatin kohor të ankimeve në KZAZ apo në KQZ, prej 144 orësh, apo pritët që këto ankesa t’i bëjë Partia Demokratike?”, deklaroi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›